Aksident në Dimal, plagosen 4 persona, 2 në gjendje të rëndë/ ML-ja goditi autoshkollën nga pas dhe e mori zvarrë disa metra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në hyrje të Dimalit. Dy mjete, njëra Autoshkollë dhe tjetra fuoristradë “Benz ML” janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, duke u rrokullisur disa here në asfaltin e rrugës, ndërkohë që mjeti tip ML ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë instruktori dhe kursanti që ndodheshin në mjetin autoshkollë dhe shoferi e pasagjerja që ndodheshin në mjetin tip fuoristradë “ML”.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta. Mjekët e Spitalit Rajonal Berat pohojnë se gjendja e dy prej tyre është e rëndë dhe mendohet t’i nisin drejt Spitalit të Traumës, për një mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që po kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit të rëndë. Burime të policisë në vendngjarje bëjnë me dije se mjetet ishin duke udhëtuar të dyja në drejtim të Dimalit dhe ka qenë pikërisht mjeti tip fuoristradë “ML” që duke udhëtuar me shpejtësi skëterrë ka goditur nga prapa autoshkollën, e ka marrë zvarrë disa metra dhe në pas e ka nxjerrë nga rruga, duke përfunduar vetë në kanal.

Të fundit

Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter...

Po mësohemi me shpërthimet e Trumpit – por kur ai hesht, duhet të trembemi

Nga Jonathan Freedland Në ekonominë globale të vëmendjes, një titan qëndron mbi të gjithë të tjerët. Donald Trump mund ta përqendrojë vështrimin e botës me...

Ura e Gjoricës, automjetet përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin. Blutë bëjnë me dije...

“Ligji nuk është mbi Zotin”, famullitari i Shkodrës: Banorët u mashtruan

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj ka mbajtur një mesazh të fortë në lidhje me aksionet për ndërtimet pa...

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

Lajme të tjera

Web TV