Autoriteti i Konkurrencës vendori të pezullojë rritjen e tarifave të telefonisë celuale. Në mbledhjen e ditës së sotme me vendim nr. 680 u vendos:
“Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare” Komisioni i Konkurrencës me pjesëmarrjen e: Në mbledhjen e tij të datës 14.02.2020, shqyrtoi çështjen me: Objekt: Marrja e masës së përkohshme në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. “Ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të këtij vendimi, ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës. Në rast të moszbatimit të masave të përkohshme brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore, deri sa ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom të veprojë në përputhje me vendimin për masat e përkohshme.
Rritja e tarifave
Kompanitë e telefonisë celulare rrisin tarifat e paketave me parapagesë me 200 lekë për secilën prej tyre. Vendimin e kanë marrë të paktën nga kompani celulare që operojnë në treg, në të njëjtën kohë dhe me të njëjtën vlerë. Vodafon dhe Albtelekom kanë nisur aplikimin e tarifave të reja. Abonentët nuk janë njoftuar paraprakisht për ndryshimin e tarifave të paketave, por janë vënë përballë faktin në momentin që paraqitur në dyqanet e kompanive për të marrë shërbimin. Ndërkohë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk ka reaguar në lidhje me vendimin e kompanive të telefonive celulare për rritjen e tarifave. Autoriteti është enti që duhet të mbikëqyrë tregun dhe të miratojmë më parë propozimet për ndryshimet e tarifave të shërbimeve.
Fjala.al, ishte ndër të vetmet media që njoftoi rritjen e tarifave për paketat me parapagim nga ana e kompanive të telefonisë celulare.