Nga Enca te Bora Zemani/ Kë ndjekin politikanët shqiptarë në rrjetet sociale? (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjetet sociale janë zgjedhur nga politikanët si një mënyrë që t’i drejtohen mbështetësve të tyre dhe të ndajnë me ta momente nga jeta personale.

Nga një vëzhgim në rrjetin e tyre social në Facebook, politikanët shqiptarë numërojnë qindra mijëra madje edhe miliona ndjekës. Po ata kë ndjekin?

Nëse hedhim një vështrim në Facebook edhe pse kryeministri Edi Rama ka 1.5 milionë ndjekës vetë ka zgjedhur të mos ndjekë asnjë. Edhe pse Rama ka thënë që nga profilet sociale, ai menaxhon personalisht vetëm Twitter-in, sigurisht që edhe profilet e tjera zyrtare shprehin opinionet e tij dhe janë në linjë me to dhe nëse “ediramaal” ndjek në Instagram 19 profile, kjo do të thotë që edhe nëse nuk e ka klikuar vetë butonin “follow”, Rama nuk është aspak kundër kësaj. Po cilët janë ata?

Nga Enca te Bora Zemani/ Kë ndjekin politikanët shqiptarë në

Nga 19, shumica janë faqe të huaja që merren me arkitekturën dhe dizajnin, ndërsa 3 personat e tjerë, janë djali i tij Gregor dhe vajza e Lindës, Rea Xhillari si edhe Francesca DiMattio, një artiste amerikane. Në Tik Tok vihet re se Rama nuk ndjek asnjë person.

Por ndryshe nga kryeministri Rama, kryedemokrati Lulzim Basha ndjek 1 faqe në Facebook. Vetë ai numëron plot mbi 600 mijë ndjekës ndërkohë që ndjek vetëm faqen e Partisë Demokatike, partisë që ai drejton.

Nga Enca te Bora Zemani/ Kë ndjekin politikanët shqiptarë në

Nga ana tjetër edhe Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka vendosur të ndjekë vetëm një profil në Facebook. Nuk dihet arsyeja por ai ndjek vetëm kreun e OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Nga Enca te Bora Zemani/ Kë ndjekin politikanët shqiptarë në

Bashkëshortja e tij dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përveç 6 zyrtarëve në LSI, ndjek edhe gazetarin e njohur, Adi Krasta.

Nga Enca te Bora Zemani/ Kë ndjekin politikanët shqiptarë në

Ndërkohë nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka preferuar që në listën e tij të ndjekësve të ketë shumë artistë, sidmos këngëtarë. Gjatë një vështrimi Veliaj ndjek, këngetaret shqiptare Rita Ora e Dua Lipa, Encën, e prezantuesen Bora Zemani. Është për t’u habitur por në krye të kësaj liste qëndron nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe një nga kritiket më të mëdha të tij, Jorida Tabaku

Lexo edhe :  Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

V5

Nga Enca te Bora Zemani/ Kë ndjekin politikanët shqiptarë në

Edhe ish-kryeministri Berisha kur vjen puna tek personat që ndjek është i rezervuar duke ndjekur vetëm Partinë Demokratike dhe Rilindjen Demokratike./bw

Nga Enca te Bora Zemani/ Kë ndjekin politikanët shqiptarë në

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV