SPAK pushon hetimet për disa nga ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka pushuar hetimin ndaj disa ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Në njoftim thuhet se në deklarimin e pasurive, të cilat janë të natyrës administrative, por nuk janë kryer vepra penale.

Pushimi i çështjes është kërkuar për Aleksandër Muskajn, Artan Zenelin, Besnik Imerajn, Edmond Islamajn, Gani Dizdarin, Tom Ndrecën dhe Xhezahir Zaganjorin.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për Bashkim Dedjan, Shkelzen Selimin, Admir Thanzen Fatos Lulon dhe Guxim Zenelaj

“Aleksandër Muskaj, ArtanZeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezahir Zaganjori, mund të kenë patur pasaktësi, që klasifikohen të natyrës administrative apo jo në përputhje me ligjin nr. 84/2016., por që nuk përmbajnë elementë të veprës penale, të deklarimit të rremë apo fshehjes së pasurive.

Kërkoi që:

Pushimin e çështjes penale nr. 137/2020 regjistruar për veprat penale të Refuzimi për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Të fundit

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Kristof Valtc, aktori që u bë simboli i ushtarakëve nazist të inteligjencës

Nga Leonard Veizi Hans Landa nuk është thjesht një personazh; ai është një maskë e sofistikuar e pushtetit që flet në shumë gjuhë, buzëqesh me...

Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që...

Norvegjia ndalon pijet energjike për fëmijët, shpërthen debati kombëtar

Qeveria norvegjeze ka bërë të ditur se vendi nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16-vjeç, duke...

Lajme të tjera

Web TV