Zbulohet plani për atentatin ndaj Vuçiç, ja kush është kreu i organizatës kriminale që planifikoi vrasjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri serb Aleksandër Vulin, ka deklaruar se jeta e presidentit serb Aleksandër Vuçiç është e rrezikuar.

Ai ka treguar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas të vendeve të ndryshme synon të vrasë presidentin e Serbisë.

‘Pasi morëm informacionin nga policia e shteti anëtar të BE-së në 14 janar përmes Europolit , Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë u njoftua zyrtarisht përmes informacioneve operative për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminale, i përbërë nga shtetas të vendeve të ndryshme që synon të vrasë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç’, ka njoftuar Vulin.

Sipas tij anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Informacionit të Sigurisë sëbashku me Europol dhe shërbimin partner nga ku edhe është marrë informacioni, kanë nisur një proces gjithëpërfshirës për të vërtetuar identitetin e të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale.

Ministri Vulin gjithashtu ka bërë me dije se në krye të kësaj organizate kriminale është shtetasi malazez Radoje Zvicer, një nga krerët e klanit kriminal të Kavaçit.

‘Kryesia e qytetit të Beogradit të Partisë Përparimtare Serbe kërkon nga organet kompetente shtetërore që ta mbrojnë jetën e presidentit Aleksandër Vuçiç, por edhe të reagojnë sa më shpejt ndaj informacioneve në lidhje me përgatitjen e vrasjes së presidentit të Serbisë’.

Ndërkaq sipas të dhënave të grumbulluara, atentati ndaj presidentit ishte planifikuar të ndodhte në muajin shkurt.

Të fundit

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

Lajme të tjera

Web TV