Lajm i fundit/ Ekzekutohet me 20 plumba shqiptari brenda restorantit në Ekuador

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në veri të qytetit Guayaquil në Ekuador. Ndonëse vrasja ka ndodhur dje, trupi i viktimës është identifikuar sot, e bëhet fjalë për Ergys Dashin 34 vjeç.

I riu, ishte duke qëndruar në një restorant, ku është vrarë nga persona të armatosur. Në vendngjarje ekspertët kanë gjetur 20 gëzhoja armësh, ndërsa Ergys Dashit, i është konstatuar një plagë e madhe në pjesën ballore të kokës.

Po ashtu, në këtë atentat është plagosur Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima. Pista që po heton policia është ajo e trafikut të drogës. Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.

Të fundit

Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin që të çon drejt fshatit te Zvernecit. Tre automjete janë përfshirë në...

Pesë raste dhune në familje gjatë 24 orëve në Tiranë, arrestohen autorët

Pesë raste dhune në familje janë konstatuar gjatë 24 orëve në Tiranë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. L., 20 vjeç,...

Kishëza Sistine, si u ngrit një nga monumentet më të famshme të artit në botë

9 gusht 1483 Në vitin 1483, u përurua zyrtarisht Kishëza Sistine (Cappella Sistina), një nga monumentet më të famshme të artit dhe arkitekturës në...

Kur dhe ku do të takohen Trump dhe Putin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten, më 15 gusht, do të zhvillojë një takim historik me...

Asgjë e re nga SPAK

Nga Ylli Manjani Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera. Kapen 3, dhe...

Lajme të tjera

Web TV