Vuçiç do vritej me snajper/ Zbulohet i gjithë plani që kishte ndërtuar krimineli në Zvicer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat serbe kanë shkruar sërish për emrin e Radoje Zvicer, i cili po akuzohet si mendja që fshihet pas atentati që do bëhej ndaj Presidentit Aleksander Vuçiç.

Krimineli famëkeq malazez kishte shkuar në Beograd për të ndjekur nga afër “punën” duke kërkuar edhe mbështetjen logjistike të disa personave të tjerë me influencë në botën e krimit në rajon.

Vrasja do të kryhej në muajin shkurt, e për eliminimin fizik të kreut të shtetit serb do të përdorej një snajper.

Sipas mediave serbe, arma më do të çmontohej për të mos iu lënë asnjë gjurmë, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e tyre.

Alarmi për atentatin u lëshua më 14 janar nga strukturat e Europol që njoftuan Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ndërsa lajmi u bë publik disa ditë më pas nga ministri Aleksandër Vulin.

Ai bëri me dije dhe emrin e personit të ngarkuar me “detyrën” duke shtuar se urdhëruesi i vrasjes është presidenti malazez Milo Gjukanoviç. E gjitha për t’u hakmarrë ndaj Vuçiç që ka mbështetur serbët e Malit të Zi.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV