Babain ia vranë kur ishte 4 vjeç/ Ky është 17-vjeçari i cili vrau komshiun për hakmarrje në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është Florian Përvathi, i cili mori gjakun e babait të tij, Gjon Përvathi, ishte 4 vjeç kur humbi të atin. Ai nuk e pa kur fqinji i tyre Ndue Lekgjonaj e qëlloi me pushkë dhe la të vrarë brenda në zetor. As kur autori duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur nga policia, i aksidentoi vëllanë e madh.

Por ishte në shtëpi kur nëna e tij Martine Përvathi, 40 vjeçe piu helmin në prani të motrës së saj, dhe vdiq menjëherë pasi i vranë të shoqin dhe i aksidentuan djalin, pasi mendoi se i vdiq edhe ai.

Florian Përvathi, tashmë 17 vjeç, ka marrë hak për vdekjen e të atit, duke vrarë vëllanë e vrasësit të babait të tij. Mëngjesin e sotëm, ai ka shkuar te shtëpia e 65-vjeçarit Lekgjonaj, ka hyrë në pjesën e portës së shtëpisë dhe i është vënë nga mbrapa viktimës, duke e qëlluar dhe duke i shkaktuar plagë. Pas disa sekondash, ai i është afruar dhe e ka qëlluar sërish, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas ngjarjes, i riu është vetëdorëzuar.

Sa i përket autorit të vrasjes së babait të të riut, dyshohet se ndodhet në një vend në Australi. Ai ka kryer disa vite burg dhe më pas është larguar nga Shqipëria.

Të fundit

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Lajme të tjera

Web TV