Filmohet gjithçka, momenti kur Armand Dukës i vendosin tritol në derë të shtëpisë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Fjala.al” ka siguruar momentin e shpërthimit me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka mbrëmjen e 24 janarit në qytetin e Durrësit.

Siç duket edhe nga pamjet, ka qene ora 22:03, kur një djali i ri me kapuç në kokë ndez lëndën plasëse dhe e vendos pranë derës së shtëpisë së Dukës.

Më pas i riu është larguar me vrap, ndërsa pas disa sekondash lënda ka shpërthyer. Pas disa sekondash pranë vendit të ngjarjes janë parë edhe dy efektive policie.

Po ashtu nga videoja duket se para se të vendoste lëndën plasëse personi i dyshuar ka studiuar zonën. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha.

Vetë Duka, pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Kreu i FSHF Armand Duka publikoi edhe një mesazh, ku pretendon se një person me emrin Sabian Rrapushi i ka dërguar një mesazh kërcënues.

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare, Presidenti i parë postkomunist

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të...

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje!

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në Greqi. Ngjarja...

Uji ka kripë? Reagon Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë: “Shpifje”

Pas denoncimeve online mbi cilësinë e ujit të pijshëm “Lajthiza”, vjen reagimi nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. Përmes një deklarate për shtyp, Bashkimi i Prodhuesve...

Kur qielli ndikon në mendje: Si ndryshimet e motit prekin humorin dhe shëndetin tonë

Ndikimi i motit në humor dhe mirëqenie nuk është mit, është real dhe i dokumentuar mirë nga shkenca A e keni vënë re se ndiheni...

Pse u thirr në gjyq çifti Clinton? Zbulohet “strofulla e orgjive”

Jeffrey Epstein mori letra urimi nga disa prej miqve të tij më të afërt me rastin e ditëlindjes së tij të 63-të, në janar...

Lajme të tjera

Web TV