Kush ishte i forti i Lushnjës, Orges Bilbili/ Si u arrestua në Tiranë dhe përplasja me armë me policin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga më të fortët e Lushnjës Orges Bilbili është dënuar me burg përjetë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar ditën e sotme.

Megjithatë, merita më e madhe i takon efektivit të policisë i cili e vendosi në pranga në prillin e vitit 2020, kur vendi ishte izoluar nga pandemia e koronavirusit.

Deri në atë kohë forcat RENEA kishin organizuar 7 operacione në Lushnje dhe rrethinat e qytetit për të vendosur në pranga Orges Bilbilin, por pa rezultat. Në të gjitha këto operacione të rëndësishme të RENEA-s Orges Bilbili dhe shoku i tij Laert Haxhiu i kanë shpëtuar arrestimit. Por, gjithçka do të ndryshonte në ‘takimin’ e rastësishëm me efektivin e repartit Shqiponja.

Në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, efektivi i policisë duke qenë kohë pandemie, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Por ai ka kundërshtuar efektivin  dhe ka tentuar të largohet në brendësi të lagjes. Efektivi i repartit Shqiponja i është vendosur pas dhe gjatë ndjekjes 30-vjeçari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë. Efektivi i ka kërkuar që të hedhë armën dhe të dorëzohet, por Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë. I gjendur përballë kërcënimit, punonjësi i Policisë ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë. Pas arrestimit u identifikua se ai ishte i shumëkërkuari i drejtësisë Orges Bilbili i cili ishte kthyer në tmerrin e Lushnjes përgjatë 4 viteve të fundit.

Në vitin 2017 Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu vranë Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin. Në atë kohë ngjarja e rëndë u konsiderua si “Masakra e Lushnjës”, ku shënjestër ishte vrasja e nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Por ky i fundit arriti t’i shpëtojë atentatit.

Lexo edhe :  Ilir Meta reagon ne rrjetet sociale dhe tregon vendndodhjen: Mezi po pres të takohem me..

Me këtë vrasje filluan edhe përplasjet në Lushnjë ku kanë ndodhur disa atentate dhe plagosje përgjatë tre viteve të fundit.

Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu i cili vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar janë të njohur si rivalët e nipave të Aldo Bares.

Ndërkaq, vrasja e ndodhur në tetor të 2019-së, e Enver Boriçit, dajës së Zamir Latifit të vrarë në 2017-në, dyshohet se qëndronin pikërisht Orges Bilbili dhe Laert Haxhiut, por asnjëherë nuk u gjetën prova.

Me gjithë kërkimet e shumta të RENEA-s, Orges Bilbili nuk u arrit të kapej deri ditën kur u përball me efektivin e Shqiponja i cili arriti të neutralizojë të fortin e Lushnjës, duke bërë që sot gjykata t’i japë dënimin përjetë.

Të fundit

Përmbytje masive në Arabinë Saudite

Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë dhe përmbytje të rënda që përfshinë rrugët dhe lagjet në...

Virusi kinez HMPV i afrohet Shqipërisë/ Shënohet rasti i parë në Greqi

Rasti i parë i virusit respirator HMPV, u regjistrua zyrtarisht në Greqi, në Selanik, përhapja e të cilit po shkakton shqetësime për një krizë...

U kap me doza kokaine dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas operacioneve të zhvilluara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën  e narkotikëve. Gjatë finalizimit të këtij...

Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO/ Shtetet që nuk paguajnë s’do…

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Në vend...

Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram

Pas fitores së parë të Donald Trumpit në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, kompania mëmë Facebook Meta u përpoq t'i kufizonte dezinformimet dhe gjuhën e...

Lajme të tjera

Web TV