Lajm i fundit/ Vrasja e Santiago Malkos, dënohet me 25 vite burgim Blendi Teta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

GJKKO ka dënuar me 25 vite burg Blendi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht 2019. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 28 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Me vendimin e dhënë, trupa gjykuese ka pranuar si të arsyeshme provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, e cila këmbënguli në akuzën ndaj Tetës. Prokurorët vërtetuan se Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar.

Fillimisht Blendi Teta u hetua për “moskallëzim krimi“, por pas hetimeve të mëtejshme të kryera nga prokuroria rezultoi se ai ishte në dijeni dhe pjesë e planit për vrasjen e tij.

Malko lëvizi pasditen e atentatit nga spitali i pediatrisë drejt rrugës Xhanfize Keko, pasi atje kishte djalin të sëmurë dhe sipas prokurorisë, ka qenë pikërisht Blendi Teta me makinën e tij që ka ndjekur objektivin nga spitali drejt vendit ku u krye dhe atentati.

Teta është i vetmi i dënuar për këtë vrasje deri më tani, ndërsa prokuroria ka shpallur në kërkim një numër të madh personash, pjesëtarë të klanit Duka në Tiranë, të cilët dyshohet se organizuan dhe ekzekutuan planin për vrasjen e Santiago Malkos.

Të fundit

Shqiptari vret shqiptarin në Gjermani, e pranon gjatë seancës: Po, kam qëlluar

Autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari në qendër të qytetit Rüsselsheim ka dalë para Gjykatës Rajonale të...

Arabia Saudite dhe Katari, gati të shlyejnë e borxhin e Sirisë

Arabia Saudite dhe Katari janë zotuar të shlyejnë borxhin e Sirisë ndaj Bankës Botërore, duke hequr një pengesë për udhëheqjen e re të vendit...

Rama nuk thotë asnjë fjalë për 6 mln euro lobim: Rama ka frikë se morëm avokatin e Trump

Pas publikimit të kontratës së lobimit të PD në SHBA, Sali Berisha nuk tha asnjë fjalë për 6 milionë dollarë që do t'i paguhen...

Ministri Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve

Blendi Gonxhja ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN planin e qeverisë për legalizimet. Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit...

Kush është “nxënësi” që do të kandidojë për president të Francës në vend të Le Pen?

Kandidati i partisë së ekstremit të djathtë francez Fronti Kombëtar për presidencën e Francës do të jetë kreu i saj, Jordan Bardella, nëse ndodh...

Lajme të tjera

Web TV