Zgjedhjet e pjesshme/ Premiera e 6 marsit, “drama” që luhet në kampin opozitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbajtja e zgjedhjeve lokale të pjeshme më 6 mars, më shumë se konfirmimin e fitores së mazhorancës, pritet që të përcaktojë kush gëzon më shumë mbështeje mes kundërshtarëve Berisha-Basha. A mund të jenë test se kush do ketë drejtimin e PD-së në në ardhmen? Për zhvillimet politike në vend komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Ndërsa në gjashtë bashkitë e vendit; Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Lushnje dhe Rrogozhinë do të mbahen zgjedhjet për kryetar, PS ka nisur festën e fitores ende pa u votuar. Nga ana tjetër, opozita mbetet ende duke pastruar xhamat e thyera nga kacafytjet mes vetes në dilemën e madhe se cila karrige do mbajë ulur një nga dy “B-të”, Berishën apo Bashën. A do të jetë një test se cili mes tyre gëzon mbështetjen e elektoratit opozitar? Shumë mendojnë se është koha që të duket mbështetja që ka Basha apo Berisha.

Ajo që pritet është pjesëmarrja e ulët në votime. Partisë në pushtet i mjafton vetëm një thirrje nga të bindurit e përhershëm për të regjistruar pa shumë mund “suksesin e radhës”, ndërsa opozita duket se lufton mes vetes në një “çmendinë politike” që e ka shumë të vështirë të gjejë kurën, pasi diagnoza ka dalë me kohë. Berisha po përdor çdo formë që të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij, duke pasur si betejë kryesore jo fitoren ndaj kundërshtarit histrik që përfaqëson PS-së, por të “mundë’ rivalin e ri që mbështetet nga Basha. Në këtë përplasje ai që po përfiton gjithnjë e më shumë pushtet mbetet kryeministri Edi Rama i cili pa mund fare po mund kundërshtarët.

Lexo edhe :  Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Mbi zhvillimet e fundit dhe testin e radhës që janë zgjedhjet lokale të pjesëshme komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Erald Shulla: 6 marsi, prova që i vlen PD-së

Plator Nesturi: 6 marsi, as fitore por as prezantim dinjitoz opozitar

Lorenc Vangjeli: PD mund të refuzojë testin në 6 mars

 

Të fundit

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Lajme të tjera

Web TV