6 marsi, prova që i vlen PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Në një klimë me shumë tension, sidomos në kampin opozitar, do të mbahen zgjedhjet e pjesëshme lokale në gjashtë bashki të vendit më 6 mars. A është ky një test mes Berishës dhe Bashës për të matur forcat në elektorat?

Padiskutim, 6 marsi është test për të dy, por dua të them që nuk është vetëm kaq, 6 marsi unë mendoj që është përcaktimi i rrugëve që do të marrin që të dyja kampet brenda PD-së. Do përcaktohet kush ka mbështetjen reale brenda strukturave. Kur deri më sot kemi deklarata nga të dyja kampet, të cilat zotohen se kanë shumicën brenda Partisë Demokratike. Këto zgjedhje do qartësojnë cili ka shumicën edhe përtej tyre. Këto janë zgjedhje paraprake të cilat po zhvillohen në një periudhë kohore shumë pranë zgjedhjeve të përgjithshme, pak a shumë 1 vit. Prandaj shoh për të dy është një moment delikat që përcakton rrugët e vazhdimsisë.

Basha duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet në mbajtjen e partisë, me çdo kusht, nga ana tjetër edhe Berisha është në të njëjtën strategji në një luftë që ngjan personale, a mund të ndodhë që të braktisen të dy nga elektorati?

Në momentin që opozita ose saktësisht Partia Demokratike do dali me dy kandidat në çdo bashki, e ka të pamundur të bindi elektoratin e djathtë se mund të ketë ndonjë surprizë për fitore, kështu që unë mendoj se do ketë një rënie të votuesve të djathtë në këto zgjedhje.

Presidenti nga ana tjetër haptas ka marrë anësi, duke sulmuar Bashën dhe mbështetësit e tij, a është 6 marsi një provë që fronti Berisha-Meta të mbështesin një kandidat të tyrin, duke paralajmëruar edhe koalicionin në të ardhmen?

Lexo edhe :  Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Duke e ndjekur situatën, duket hapur një bashkëpunim, por nuk do të jetë çudi që kandidatët e dalë nga grupi i rithemelimit të PD të kandidojnë në këto zgjedhje edhe me logon e LSI.

Pas një viti do të zhvillohen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin, si do të përballet opozita dhe a ka gjasë që vendi të mbesë me një opozitë “koperturë” që ka disa deputetë në Parlament, por nuk ka as forcën dhe as dëshirën për të përfaqësuar frymën e opozitarizmit?

Është për të ardhur keq faktikisht që opozita ndodhet në këtë pikë, ky është një vit i rëndësishëm, si me zgjedhjet e 6 marsit, por edhe me zgjedhjet për presidentin e vendit.

Kryeministri Edi Rama me veprimet e fundit po tenton të “gjejë opozitarizmin”, por duke ofruar shfaqje në rrjetet sociale. A është në vështirësi Rama ku opozitarizmin nuk e ka më si “subjekt politik” por me qytetarët e zhgënjyer nga të gjitha palët?

Rama është në kushte komode, në këto 30 vite nuk ka pasur kryeministër që të jetë aq i qetë nga kundërshtarët sepse ata merren me hallet e tyre dhe jo me problemet e qeverisë. Unë mendoj dhe shpresojë që opozita të stabilizohet e ti kthehet normalitetit. Sepse opozita është domosdoshmëri për funksionimin e demokracisë së vendit.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV