Udhëtoi 4 ditë mes maleve në borë/ I riu maroken u gjet në xhaminë e fshatit nga hoxha: Vetëm shpirti i tij e di…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur opinionin publik është regjistruar ditën e sotme në Librazhd.

Bëhet me dije se një i ri maroken është gjendur thuajse i ngrirë nga i ftohti pranë xhamisë së fshatit Dragostunjë në Librazhd.

Mësohet nga ABCNews se ka qenë hoxha i xhamisë dhe banorët e fshatit që pasi e konstatuan në mëngjes lajmëruan ambulancën që ta merrte me shpejtësi për t’i dhënë ndihmën e parë në spital.

“Lajmëruam ambulancën që erdhi dhe e mori. Nuk e di nga erdhi. Më duket kishte ardhur në këmbë nga Maqedonia, shpirti i tij e di.

Nuk e di si është puna e tij. Ai ka ardhur nga ora 02:30. Vinte zvarrë e morën më pas me ambulancë” tha hoxha, Hysen Kaca për “ABC”.

“Udhëtova katër ditë mes maleve” ishin fjalët e vetme të emigrantit.

Pas ndihmës së parë që iu dha në spitalin e Librazhdit është transportuar drejt “Traumës” në Tiranë.

Të fundit

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson në Evropë

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë...

“Njerëzit e dinë që jam homoseksual,” ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me burrë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me javën kulturore europiane dhe nën...

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të…

Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Konflikti raportohet se...

“Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale....

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën ndaj kriminalitetit, prezantimin e të...

Lajme të tjera

Web TV