E tmerrshme/ Gjendet i vdekur 5-vjeçari në Britaninë e Madhe, arrestohet gjyshja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 49-vjeçare spanjolle u arrestua për vdekjen e nipit të saj 5-vjeçar në Earlsdon, Coventry të Mbretërisë së Bashkuar. Elena Anghel dyshohet se ka vrarë me thikë nipin e saj David Mario Lazar në banesën e saj. Fëmija i ishte lënë gjyshes së tij nga prindërit për t’u kujdesur pasi ata ndodheshin në punë.

Ekzaminimet mjekësor treguan se vogëlushi David ka humbur jetën si pasojë e një plage thike. Policia britanike raporton se e ka kategorizuar Anghel në Aktin e Shëndetit Mendor, duke konsideruar se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Ai ishte një djalë shumë i gëzueshëm. Gjithmonë qeshte që kur zgjohej deri kur flinte. Kishte shumë energji. I pëlqente të kërcente dhe këndonte”, shprehen të dëshpëruar prindërit e tij Cristina dhe Dorinel.

Shërbimi mjekësor tha se pavarësisht ndihmës së shpejtë, ishte e pamundur që vogëlushi të shpëtonte.

“Ambulanca menjëherë filloi t’i jepte ndihmën urgjente djaloshit, por fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të shumta, ishte pamundur që të shpëtohej jeta e djalit. Ai ndërroi jetë në vendngjarje”, tha zëdhënësi i Shërbimit të Ambulancës së West Midlands.

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV