Veliaj me rektorët e universiteteve private: Beteja me FSHF-në është për të ardhmen e fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të përgatitjes së programit për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian të Rinisë”, kryebashkiaku Erion Veliaj, pas takimit me dekanët dhe rektorët e universiteteve publike, zhvilloi edhe një bisedë me rektorët e universiteteve private. Me ta Veliaj diskutoi për reformën e thellë që është bërë në universitete.

“Me sa duket, destini i këtij vendi është që çdo javë të ketë nga një debat: një javë patëm çështjen e betoniereve, javën tjetër rindërtimin te “5 Maji” dhe nevojën e qytetit për t’u urbanizuar, pastaj për të ndërtuar Unazën e Madhe, e cila sjell zhvillim cilësor në zona si Bregu i Lumit, që njihen si periferi. Sot kemi një debat tjetër, për një reformë në sport. Përpara disa vitesh ishte tabu të filloje një betejë me “Kristalet” dhe “Vitrinat”, por ja ku jemi sot. Atëherë mendohej se këta ishin të paprekshëm”, tha Veliaj.

Ai shtoi se nuk ka të paprekshëm, duke sjellë shembullin e universiteteve private të cilat janë vërtet të pavarura, por duhet të raportojnë diku.

“Universitetet janë të pavarura, por nuk janë të paprekshme. Kanë një bord, auditohen, japin llogari, kanë një komision që vjen nga Ministria e Arsimit dhe i vlerëson. Kurse universitetet që prodhonin diploma me shaptilografë nuk ekzistojnë më. Të tjerët, që janë qendra të ekselencës, inkurajohen të vazhdojnë më tej, të pavarur patjetër, dhe jo të paprekshëm”, tha Veliaj.

 

 

Kryebashkiaku tha se beteja me FSHF-në është një sfidë për brezin e ri të sportistëve, që duan të ndjekin ëndrrat e tyre me meritë.

“Beteja ku jam përfshirë si aksioner i Sport Klub Tiranës, por edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si financuese e shumë terreneve sportive, bëhet mbi këtë bazë: Nëse do të ishte çështje investimesh, mund të bëhet prapë sepse një pemë që nuk mbin, e mbjell prapë, një pllakë që nuk zë, punë e madhe e ndërron prapë. Por, te sporti dhe arsimi bëhet fjalë për jetë njerëzish: Një student nuk i thua dot se ‘dolëm huq! A vjen ta bësh edhe një herë Bachelorin?’. Si ajo shprehja në anglisht: ‘Ke vetëm një shans’ që t’ia qëllosh me një student, me një fëmijë, me një sportist. Ndaj, besoj se kjo sfidë që kemi është për ato punë që mund të bëhen vetëm njëherë, në dallim nga një punë tjetër që mund të rregullohet. Një brezi sportistësh apo studentësh nuk i thua dot ‘më vjen shumë keq, por brezi juaj u dogj për abuzime dhe tahmanë e dikujt, se donte të shtypte diploma për të fituar ca para’. Këtë brez nuk e kthen dot më! Kush u dogj me ‘Kristal’ e me ‘Vitrina’ iku, çështja është të reflektojmë dhe ta bëjmë më mirë”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

Censusi i shpendëve! Zona Divjakë-Karavasta, më e pasura me shpendë uji

Në parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta, ka nisur censusi i shpendëve dimërues ujor për vitin 2025. Në të morën pjese katër...

Unë jam trampist

Nga ARTUR  AJAZI   Në Shqipërinë tonë të vockël, kanë ndodhur dhendodhin çudira të mëdha. Ndodhin dhe janë reale, aspak thashetheme apo sajesa. Ka qysh nga...

A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Berisha: Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat jo pas 14 viteve, siç pretendoni ju, apo ata që mendojnë si ju, por...

I pandehur për ‘shpërdorim detyre’, SPAK kërkon 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar,...

“Topi i Artë 2024”, këto janë çmimet që do të ndajë FSHF në mbrëmje gala spektakolare

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024” do të organizohet nga Federata e Futbollit më 27 janar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ky event...

Lajme të tjera

Web TV