Kapen me kokainë, 11 shqiptarët dënohen në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

11 shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë Penale në Anecy të Francës, për shkak se akuzoheshin për blerje, transportim dhe më pas shpërndarje të lëndëve të forta narkotike.

Senaca për dhënien e dënimit të të arrestuarve ka zgjatur dy ditë 13 dhe 14 shkurt 2020. Sipas medieve franceze grupi i shqiptarëve përbëhej me anëtarë të moshave nga 19 deri në 33 vjeç, ndërsa dënimet varionin nga 1 në 9 vjet heqje lirie. Pas dënimit shqiptarëve u është ndaluar përjetësisht hyrja në shtetin e Francës.

Njëri nga të akuzuarit, i dënuar me dënimin më të rëndë dhe me një gjobë prej 100,000 euro), mungonte gjatë gjyqit pasi nuk është kapur nde por është shpallur në kërkim.

Duke iu referuar medieve të huaja Top Channel mëson se rrjeti i trafikut të drogës ka funksionuar rreth 1 vit midis Marsit 2018 dhe Shkurtit 2019 në Annecy, Cran-Gevrier, Rumilly, Annemasse, Gaillard, Viry në Haute-Savoie.

Ndërkohë kjo bandë u godit nga  policia më 15 shkurt 2019, ndërsa që nga ajo periudhë prokuroria ka përgatitur dosjet për secilin prej 11 anëtarëve të kësaj bande.  Sipas hetimeve, droga sillej drejtpërdrejtë nga Holanda.

Po atë ditë, policia franceze kreu kontrolle të rrepta, duke arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar, të gjithë shqiptarë. Ndërsa dy të tjerë u arrestuan më vonë.  Hetuesit kishin gjetur gjatë kontrolleve 1.1 kilogramë heroinë të pastër, e cila nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën e 80,000 euro. Po ashtu gjatë kontrollit në vendet ku jetonin shqiptarët u gjet heroinë e një cilësie të dytë, e cila nëse shitej në treg, do të vlente 40 mijë euro. Bandës gjithashtu iu gjetën rreth 17,400 euro që mendohet se vinin nga shitja e  lëndës narkotike.

Lexo edhe :  Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë

Komandanti i policisë në Annecy Jean-Philippe Charvet në atë kohë deklaroi se grupi kishte një organizatë e mirëfilltë kirminale, me financier dhe me korrierë, si dhe me rend hierarkik.

Disa pika të furnizimit me drogë:

Rrjeti furnizoi disa pika shitjesh në Galerie Lafayette në Annecy, garazhin e Bocquet në Annecy-le-Vieux, përgjatë Thiou, dhe në parkun Alta ins në Seynod, si dhe “pikën qendrore” të La Barrade.

Të fundit

GJKKO e la në qeli/ Ilir Meta njofton konferencë për mediat nga burgu

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la...

Meta në qeli/Avokati ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se Meta kundërshtoi provat e reja...

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja...

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I...

Zgjedhja e kreut të BKH-së, 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

SPAK ka bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare...

Lajme të tjera

Web TV