Mauric Tillet, kampioni që “Diznei” e ktheu në Shrek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me zërin e Mike Myers, Shrek është heroi ngurrues i komedisë së përrallave të vitit 2001 me të njëjtin emër, e cila u bazua në një libër për fëmijë nga Uilliam Steig për një qenie  brutale me një pamje të veçantë. Edhe pse “Dreamworks”, kompania e prodhimit pas Shrek, as nuk i ka konfirmuar dhe as mohuar thashethemet, shumë besojnë se Shreku u frymëzua nga një mundës francez i viteve 1930 dhe 1940, i quajtur Mauric Tillet. Duhet ta pranoni, është disi e çuditshme. Maurice Tillet ishte francez i lindur në Rusi, kampion sporti dhe prekur nga sindroma e akromegalisë.

 

“Engjëlli francez”

Mauric quhej “Engjëlli francez”, një pseudonim ky, që iu vu në ring si wrestler, për shkak të mirësisë që e karakterizonte si person dhe temperamentit të butë, paqësor.

Lindur në Urale, Rusi, më 23 tetor 1903 dhe ndërruar jetë në Chicago, Illinois, SH.B.A, më 4 shtator 1954.

Babai i tij qe një inxhinier hekurudhash që punonte në realizimin e udhës së hekurt të Transiberianës dhe e ëma, mësuese frëngjishteje në një shkollë në Moskë.

Mbeti herët jetim prej babait dhe më 1917, me shpërthimin e Revolucionit Rus, ai dhe e ëma u kthyen në Francë.

 

Sindroma

Maurice lindi si fëmijë i shëndetshëm, i bukur e shumë i zgjuar. Tip studiues në shkollë, me pasion të veçantë gjuhët e huaja. Thuhet se ishte poliglot e njihte 14 gjuhë.

Por, kur djali arriti në moshën 17-vjeçare, e ëma vuri re transformimin që po pësonte trupi i tij. Dhe në këtë mënyrë iu konstatua problemi shëndetësor i sindromës së akromegalisë.

Sindroma ka të bëjë me çrregullim hormonesh dhe rritje, zhvillim fizik të sproporcionuar të gjymtyrëve të personit të prekur.

Megjithatë, kjo nuk e ndali Maurice-n që të vazhdonte studimet. Ai përfundoi fakultetin e Drejtësisë e u diplomua në Paris. Por mendoi se nuk do të ishte kurrë i suksesshëm për shkak të zërit të tij të thellë dhe pamjes fizike.  Kështu profesionin në fushën juridike nuk arriti ta ndjekë, e kuptueshme, për shkak të sëmundjes.

Hyri në Marinën Franceze, ku qëndroi 5 vjet. Ndërkohë, po shquhej edhe në rugby.

 

Në ring

Në vitin 1937 ndodh takimi më i rëndësishëm i jetës së tij, ai me wrestler-in e njohur profesionist të epokës, Carl Pojello, që do të përcaktonte pra, rrjedhën e jetës së Maurice-t.

Lexo edhe :  Cili është çifti më i vjetër homoseksual i njohur?

Ai nis karrierën në SHBA si wrestler profesionist, me emrin “Engjëlli francez” dhe bëhet kampion në këtë disiplinë në fund të viteve ’30, fillim viteve ’40. Saktësisht, kampion bote i peshave të rënda për periudhën maj 1940 – maj 1942.

Larg ringut, kampioni Maurice ishte tip i mbyllur dhe i dedikohej leximit apo kultivimit të gjuhëve të huaja, si poliglot.

Më 1953-shin, realizon garën e tij të fundit, në Singapor, tashmë i gjendur në fund të forcës e mundësive fizike, i lodhur e i sëmurë.

 

Vdekja

Fatkeqësisht, si me pothuajse të gjithë pacientët me akromegalinë, gjendja e Tilletit ia shkurtoi jetën. Në moshën 51-vjeçare, zemra dhe sistemi i tij vaskular nuk mund të përballonin më kërkesat e kornizës së tij të madhe dhe ai vdiq nga sëmundje kardiovaskulare më 4 shtator 1954 në Çikago.

Por, pati një kureshti edhe lidhur me largimin e tij nga jeta. Maurice, çuditërisht ndërroi jetë vetëm 13 orë pasi kishte vdekur edhe miku i tij i vjetër, ai që e futi në botën e wrestling-ut, Carl Pojello. Ndaj, thuhet se vdiq prej hidhërimit, zemërthyer.

Mbajnë që të dy të njëjtën datë vdekjeje.

Maurice ishte një “gjigand” i mirë, me zemër të butë, identik ashtu si edhe karakteristikat e gjigandit të gjelbër, Shrek, protagonistit të serisë së DreamWorks…

Analogji që, ndonëse të pa aprovuara zyrtarisht, dashamirësit e tij, i kanë konstatuar menjëherë me shfaqjen e serisë së filmave “Shrek”.

 

Shrek vs Tillet

Disa vjet para vdekjes së tij, Tillet lejoi një skulptor të zonës së Çikagos, të quajtur Louis Linck, të krijonte disa buste suvaje të fytyrës së tij për të përkujtuar karrierën e tij në mundje dhe për të dokumentuar efektet e akromegalisë. Një nga bustet e Tillet-it të Linkut ndodhet aktualisht në Muzeun Ndërkombëtar të Shkencave Kirurgjike në Çikago.

Nga foto të bëra të Tillet gjatë jetës së tij, është e qartë se ai ka më shumë se një ngjashmëri kalimtare me ogreun e dashur, nga nofulla e dalë deri te buzëqeshja e zhdrejtë deri te veshët e vegjël dhe të pavend. Megjithatë, nuk ka asnjë provë konkrete se pamja e Shrekut ishte e bazuar në Tillet. Mund të jetë thjesht një rastësi.

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV