Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje, teksa ishin në një patrullë rutinë në Gjermaninë perëndimore.
Sipas mediave të huaja, të shtënat ndodhën gjatë një kontrolli trafiku pranë Kusel rreth orës 4:20 të mëngjesit, tha policia në Kaiserslautern në një deklaratë.
Ata thanë se autorët u larguan, por policia nuk kishte asnjë përshkrim të tyre, makinës që përdornin apo në cilin drejtim u larguan.
Policia u bëri thirrje shoferëve në zonën e Kusel që të mos marrin autostopët dhe paralajmëroi se të paktën një i dyshuar ishte i armatosur.