Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën “Xhon Belushi”, ku policia ka evakuuar banoret dhe forcat zjarrfikese po mundohen te vene ne kontroll flaket.
“Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, beri me dije policia.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 31.01.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Xhon Belushi” ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në një banesë të pabanuar.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.