Spiropali: Çfarë faji ka Rama që ka ndikim në politikën ndërkombëtare?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Drejtësinë e ka, parlamentin e ka, policinë po e po/ A duhet shpallur Edi Rama mbreti i Shqipërisë?”, ishte një nga pyetjet në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Moderatori Arian Çani tha se kryeministri Edi Rama është pjesë e një strukture shumë më të lartë seç mendojnë njerëzit. Ai theksoi se amerikanët në Shqipëri përfaqësohen nga organizata e George Soros.

Ndërkohë, Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin, ngriti pyetjen: “Fakti që Rama ka ndikim në politikën ndërkombëtare, do të thotë që ka faj?”

Elisa Spiropali: Je dakord me KLP dhe KLGJ?

Arjan Curi: Po.

Arian Çani: Po pse je dakord me KLP dhe KLGJ?

Arjan Curi: Po se e kanë këta mo.

Elisa Spiropali: Pse e kemi ne mo Çani?

Arian Çani: Mua nuk më bind dot. Unë them që Rama është treguar aq i zoti… ti nuk i pranon që i ka të gjitha Elisa.

Elisa Spiropali: Ore zotëri me sistemin e drejtësisë nuk kemi lidhje. Është monitoruar nga fillimi me partnerët tanë. Ju e dini që futëm në Kushtetutë ne një operacion monitorimi të ndërkombëtarëve?

Arian Çani: Që është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme që kemi bërë.

Elisa Spiropali: Mendoni ju?

Arian Çani: Jo unë jam i bindur për këtë. Ca ky vend është pa brekë…

Elisa Spiropali: Pra ti thua që i ka Rama, nga ana tjetër thua i paskan ndërkombëtarët. Tani kush i paska, Rama apo ndërkombëtarët?

Arian Çani: Rama ça është… Ne e kemi thënë në këtë studio. Ti kujton se tallem. Po flet seriozisht tani. Mos të duket Rama lojtar lokal.

Elisa Spiropali: Rama është lojtar kombëtar ndërkombëtar. Si ta dojë puna është.

Lexo edhe :  "Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe..."

Arian Çani: Rama është pjesë e një strukture shumë më lart seç mendojnë disa. Që do të thotë kur thua ONM nuk më ke thënë asgjë, Rama me të vetët.

Elisa Spiropali: Mungon Kastriot Myftaraj këtu.

Arian Çani: Nuk është konspiracion fare.

Elisa Spiropali: Fakti që Rama ka ndikim në politikën ndërkombëtare do të thotë që ka faj?

Arian Çani: Në vende si Shqipëria, kur themi Amerika kemi thënë Sorosi.

Të fundit

Finiq, zjarri u aktivizua nga rrufeja, evakuohen banorët

Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit,...

Rënia më e madhe e popullsisë në histori/ Ja cili vend mban rekord shifrash

Mediat lokale duke u bazuar në të dhënat e fundit qeveritare raportojnë se popullsia aktuale është 120,65 milionë pas një rënie të vazhdueshme për...

Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj

Ambasada Amerikane ka hapur dyert këtë të mërkurë për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. “Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara...

Pse gratë politikane sulmohen më së shumti në internet?

Në Evropë, politikanet femra nuk kanë nevojë të jenë të famshme për t’u shënjestruar nga urrejtja online. Çfarë fshihet pas kësaj armiqësie? Gulia Fossati hyri...

Brad Pitt në zi, ndahet nga jeta nëna e tij 84-vjeçare

Aktori i njohur i Hollivudit, Brad Pitt, është tronditur nga një lajm i hidhur në familje. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, është ndarë...

Lajme të tjera

Web TV