test

SPAK kërkon 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa seancash të dështuara, dje Gjykata e Posaçme e Apelit nisi rishqyrtimin e dosjes në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurorët e SPAK-ut këmbëngulën për deklarimin fajtor të Tahirit për akuza që e lidhin atë me trafikun e drogës dhe grup të strukturuar kriminal.

 Pasi SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, Apeli i GJKKO-së vendosi të shtyjë datën e vendimit më 4 shkurt, në orën 13:00. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas daljes nga GJKKO nuk ka bërë komente lidhur me kërkesën e Prokurorëve të SPAK, por ka thënë vetëm: “Po pres vendimin”! Këtë të hënë në Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca për ish-Ministrin e Brendshëm i akuzuar për trafik droge dhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. SPAK ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për Tahirin që në bazë të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 8 vite. E njëjta kërkesë nga Prokuroria e Posaçme ishte dhe për ish-krye policin e Vlorës Jaeld Çelën. Saimir Tahiri mësohet se është shprehur më parë gjatë seancës se: “Ju kërkoj me përulësi të na jepni kohë për shqyrtimin e provave sepse do ta dini se jam i pafajshëm”. Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove. Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces. Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Lexo edhe :  Jo vetëm futboll, shqiptarët mesazh politikës nga stadiumi: Diaspora do votojë në 2025!

Rënia dhe shkëlqimi

Nga kampioni i qeverisë Rama dhe shprehja e famshme për policinë dhe aksionet e saj, shumë shpejt figura e Saimir Tahirit do të përballej me akuza të rënda. Në shtator të vitit 2015 ish shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani e akuzoi se dekonspironte aksionet e policisë për kapjen e trafikantëve të drogës. Zagani foli nga arratia duke denoncuar përdorimin në narko-trafik të makinës së famshme të Saimir Tahirit nga kushërinjtë e ministrit në Vlorë.

Në atë kohë Tahiri, por edhe kryeministri i injoruan dhe mohuan akuzat duke i quajtur “baltë nga kazani që po i hidhej qeverisë”. Por nuk do të kalonte shumë dhe një muaj më pas, policia italiane njoftoi arrestimin e 7 personave, pjesë e trafikut të droges. Kreu i tyre ishte Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahirit. Një ditë pas arrestimit, Partia Demokratike publikoi dosjen e plotë ku mes 413 faqeve me përgjime përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm. Menjëherë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i nisi që atë ditë një kërkesë Kuvendit, ku pikë e parë ishte lejimi për arrestimin e Saimir Tahirit. Pas disa seancash komisioni për mandatet mori vendim, por jo për të hequr imunitetin e deputetit socialist. Maxhoranca pranoi vetëm kërkesën për kontrollin e shtëpisë së tij.

 

Të fundit

Temperatura deri në 41 gradë celsius, kush janë tre qytetet më të nxehta për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet...

Aplikacionet e takimeve pushtuan jetën time –i lashë ato dhe mësova të jetoj çastin

Anya Ryan   Rrëshqitni. Rrëshqitni. Rrëshqitni. Për një kohë po rrëshqita aq shumë sa mezi po mendoja. Aplikacionet e takimeve më kishin rrëmbyer gishtat, trurin dhe...

Putin e Kim një çifti i çuditshëm me një mision të dyfishtë

Nga Simon Tisdall   Ata bëjnë një çift të çuditshëm. Njëri është me fytyrë buzëqeshje dhe topolak. Tjetri është buzëhollë dhe mbytet shumë. Të dy janë...

Romantizmi rrugor, precedent me tabela e semaforë të mbuluar nga gjethet e pemëve

Nga Leonard Veizi   Në tërësinë tonë, ne si shtet vuajmë thellësisht nga sinjalistika rrugore. Udhëkryqet e paqarta dhe sinjalet e ndërruara pa rregull e bëjnë rrugëtimin...

Ish kryetari i PD-së largohet nga grupi parlamentar i Berishës

Enkelejd Alibeaj do të largohet nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pasi kjo e fundit tashmë zyrtarisht drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, pas vendimit...

Lajme të tjera

Web TV