Pas Durrësit, Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës edhe Dega e PD Vorë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie.
Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, duke mbajtur në konsideratë votimet konfirmuese të anëtarëve, mbrëmjen e sotme Dega e PD Vorë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.
Mësohet se Ymer Marku është emri i propozuar nga demokratët e Vorës.
Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendrore. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe Kryesitë e Degëve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së sotme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH, që pritet të mblidhet nesër.
Deri me tani Partia Demokratike ka bere publike 5 propozime per kandidatet, konkretisht per bashkitë Durres, Shkoder, Rrogozhinë, Lushnje dhe Vorë. Ndërkohë pritet që në orët ne vijim te zbardhen edhe emri i propozuar per bashkinë Dibër.