SHÇBA kallëzon 21 policë përgjatë janarit, 6 të arrestuar. Ja sa ka qenë numri i ankesave në një muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka kallëzuar në prokurori 21 punonjës policie përgjatë muajit janar.

Ky fakt është bërë i ditur përmes një raporti mujor të publikuar nga ky institucion. Po ashtu më raport thuhet se është kallëzuar penalisht dhe një efektiv i Gardës së Republikës, ndërsa 22 policët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut të SHÇBA thuhet se janë arrestuar 6 efektivë, 4 me vendim gjykate dhe 2 të tjerë në flagrancë.

Sipas BW,  pas hekurave përfunduan dhe 2 punonjës të Gardës, si dhe 21 qytetarë, nga të cilët 8 në flagrancë, ndërsa në kërkim janë dy efektivë.

TË DHËNAT E RAPORTIT
169 ankesa të trajtuara;

-42 ankesa për Policinë Rrugore
-84 ankesa për efektivë të Rendit
-34 ankesa për efektivët e Hetimit të Krimit
-2 ankesa për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse
-4 ankesë për strukturën e Burimeve Njerëzore
-3 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit

Të fundit

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë....

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u...

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke,...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një...

Lajme të tjera

Web TV