Tifozët e Lazios protestë para dyerve të klubit, dalin kundër dyshes Tare-Lotito

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkatoja e dimrit u mbyll, ndërsa Lazio mundi të bënte vetëm një afrim gjatë kësaj periudhe, gjë e cila ka zhgënjyer jashtëzakonisht tifozët e skuadrës.

Blerja e vetme ishte Jovane Cabral, i cili iu bashkua “Biancocelestëve” nga Sporting Lisbona.

Tifozët e Lazios kanë dalë sot në protestë, teksa janë kundër presidentit Claudio Lotito dhe drejtorit sportiv, shqiptarit Igli Tare.

Në qendrën stërvitore ku po bëheshin protesta, tifozët këndonin këngë dhe kore të ndryshme kundër dyshes Lotito-Tare.

“Një tjetër merkato mediokre, Lotito nuk je i denjë për këtë klub”, ishte parulla kryesore e tifozëve lacial.

Lazio këtë javë përballet me Fiorentinën dhe synon fitore që të mbes në garë për një vend që i dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm.

Të fundit

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim...

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më të bujshëm se ai i...

“Presingu” i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë....

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë në distancë për anësorin kolumbian...

VIDEO: Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga...

Lajme të tjera

Web TV