Soreca në ceremoninë e ‘Tirana European Youth Capital 2022’: Europa është në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ceremonia e hapjes së “Tirana European Youth Capital 2022”, Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, iu drejtua me një mesazh të rinjve të shumtë që kishin mbushur Pallatin e Kongreseve. Ai u shpreh se Europa është në Tiranë sepse në Tiranë është Europa. Ai vlerësoi angazhimin dhe punën e bërë nga ekipi i të rinjve dhe Bashkia e Tiranës për marrjen e titullit “Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

“Kam takuar shumë prej jush në Tiranë dhe mendoj se potenciali juaj është shumë i madh. Është koha që të jeni aktiv dhe të siguroheni që të jepni më të mirën në këtë mundësi. Mos e humbisni atë. “Tirana European Youth Capital 2022 është dhe një shans i Shqipërisë. Është një mundësi për të gjithë të rinjtë që të adresojnë dhe të ndajnë perspektivat e tyre për të ardhmen që ju doni në BE. Si BE ne jemi këtu që t’ju mbështesim në bashkëpunimin me ekipin e TEYC dhe Bashkinë e Tiranës për ta bërë një histori të suksesshme. Ne duam të inkurajojmë të gjithë të rinjtë, veçanërisht ata me më pak mundësi që të bëhen qytetarë aktivë dhe aktorë të ndryshimit. Ne dua të promovojmë mundësitë duke mbështetur politikat për të rinjtë dhe zhvillimin personal të tyre. Ne duam të inspirohemi prej vizionit tuaj, iniciativës suaj. Qytetarë të ardhshëm të Bashkimit europian. Shqipëria dhe BE kanë nevojë për vizionin tuaj për angazhimin dhe pjesëmarrjen për një të ardhme më të mirë që është, më e gjelbër dhe më digjitale. Le ta përmbyll me moton time: Europa është këtu sepse këtu është Europa”, deklaroi Soreca.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV