Konfirmohet viktima e parë nga coronavirusi në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një turist kinez ka vdekur në Francë pasi ishte infektuar me koronavirusin e ri , duke shënuar kështu vdekjen e parë nga virusi në Evropë.

Viktima ishte një burrë 80-vjeçar nga provinca Hubei i Kinës, sipas Ministrit Francez të Shëndetësisë, Agnès Buzyn.

Ai arriti në Francë më 16 janar dhe u vendos në karantinë në spitalin në Paris në 25 janar, tha ministria.

Vetëm tre vdekje ishin raportuar më parë jashtë Kinës kontinentale, në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur nga virusi në Kinë, kryesisht në Hubei ku dhe u shfaq për herë të pare virusi.

2,641 njerëz të tjerë janë konfirmuar të infektuar, duke e çuar numrin e të infektuarave në Kinë në 66.492.

Franca ka thënë më parë se ka 11 raste të konfirmuara të koronavirusit i quajtur zyrtarisht Covid-19, dhe gjashtë prej tyre janë ende në karantinë në sptial.

Vajza e burrit të ndjerë është infektuar gjithashtu, tha zonja Buzyn.
Ndërkohë jashtë territorit të Kinës, ka pasur më shumë se 500 raste të konfirmuara në 24 shtete. Burimi: BBC Përshtati:Fjala.al

Të fundit

Donald Trump tregon kush do jetë presidenti i ardhshëm i SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se JD Vance është “i preferuari” për ta pasuar atë...

Finiq, zjarri u aktivizua nga rrufeja, evakuohen banorët

Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq, të cilat...

Rënia më e madhe e popullsisë në histori/ Ja cili vend mban rekord shifrash

Mediat lokale duke u bazuar në të dhënat e fundit qeveritare raportojnë se popullsia aktuale është 120,65 milionë pas një rënie të vazhdueshme për...

Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj

Ambasada Amerikane ka hapur dyert këtë të mërkurë për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. “Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara...

Pse gratë politikane sulmohen më së shumti në internet?

Në Evropë, politikanet femra nuk kanë nevojë të jenë të famshme për t’u shënjestruar nga urrejtja online. Çfarë fshihet pas kësaj armiqësie? Gulia Fossati hyri...

Lajme të tjera

Web TV