Tensionet Rusi-Ukrainë, Rama: S’jemi në fushën e qokave, njihet potenciali ynë për të dhënë kontribut bashkë me SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë janë bisedimet dhe se Shqipëria mbështet këtë linjë. lidhur me rolin aktiv që iu dha Shqipërisë për të qenë partnerë me SHBA për të ndërmarrë veprime në lidhje më këtë çështje, Rama e quajti njohje të potencialit të vendit tonë dhe jo qokë.

“Qëndrimet tona lidhur me këtë çështje në vijim janë të qarta dhe të njohura dhe të pandryshuar dhe nga ana tjetër theksoj se në këndvështrimin tim rruga për të adresuar këtë tension që rritet çdo ditë dhe këtë konflikt është rruga e dialogut dhe bisedimeve në këtë përballje elefantësh. Është rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme për të biseduar dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta edhe pse në dukje janë të vështira për tu gjetur. Roli ynë aktiv tregon se na njihet e drejta dhe potenciali për të dhënë një kontribut ekstra në lidhje me këtë çështje. Nuk jemi në fushën e qokave, por këtu bëhet fjalë për të krijuar një partneritet një dyshe që do të angazhojë Këshillin e Sigurimit për këtë temë dhe jo vetëm. Ne kemi planin tonë në këtë pjesë, kemi ndarë idetë tona me partnerët dhe do të kemi mundësi që në këto dy vite të luajmë një rol duke shfrytëzuar peshën e mardhe që i jep këtij çiftëzimi partneri tjetër, SHBA”, tha Rama.

Të fundit

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Lajme të tjera

Web TV