Balla në Kolonjë: Berisha dhe Meta kanë hyrë bashkë në një thes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë një takimi me banorët e Kolonjës në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, u shpreh se pas 102 vitesh nga Kongresi i Lushnjës, Bashkia e Lushnjes do të drejtohet nga një vajzë lushnjare, Eriselda Sefa, duke u treguar besimplotë se ajo do të fitojë garën.

“Ju falënderoj për mbështetjen e besimin. Të njëjtën gjë kemi marrë edhe me 25 prill. Ajo që dua të ndaj sot me ju, është nevoja që PS të vijojë të qeverisë në qeverisjen vendore të Lushnjës dhe Edi Rama në gjithë këto vite i ka dhënë shumë besim vajzave e grave në qeverisje. Dhe unë mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, për ti besuar Eriselda Sefës. Në këto 6 muaj, që Eriselda ka marrë drejtimin e bashkisë, janë dhënë shenja të qarta të një qasje shumë pozitive efikase në problematikat që kishte kjo bashki. Është rritur transparenca, përmirësuar komunikimi me njerëzit, Unë jam vetë dëshmitar i shpejtësisë me të cilën kemi punuar në disa projekte të rëndësishme. Edhe në Kolonjë, një njësi e madhe, jemi deficiat në vonesat që na janë krijuar në qasjen që duhet të kemi ndaj bujqësisë. Unë nuk dua që të merrem me dy kandidatët që kemi përballë. Dua të merrem me kandidatët që i kanë vendoru ata. A mendon ndonjë prej jush që është koha sot t’i japim votën Sali Berishës dhe Ilir Metës, që mezi kemi pritur të bëheshin bashkë”, tha ai.

Balla nuk i kurseu as akuzat Sali Berishës dhe Ilir Metës, teksa tha se ata kanë hyrë bashkë në një thes.

Lexo edhe :  Ish-këshilltari i Tony Blair: Skandaloze që Veliaj mbahet në burg pa një akuzë zyrtare!

“Unë personalisht mezi e kam prit këtë ditë, ditë më të bukur nuk ka që Saliun dhe Ilir t’i kesh bashkë në një thes, dhe shembulli më konkret i asaj që nuk duhet të bëjmë ne në Lushnje, është që nuk duhet të imagjinoni mos dalim në votime, të themi ‘hajt se e kemi të fituar’. Unë mendoj që duhet të bëjmë organizimin më të madh, të trokasim në çdo dere, e t’i themi njerëzve se duhet një referendum i madh në favor të nevojave që ka Kolonja, bashkia Lushnje dhe Shqipëria në funksion të mbështetjes që duhet t’i japim PS. Ajo që dua t’ju them, është që ne kemi përzgjedhur një kandidate që ka mësuar nga gabimet e atyre që kanë qenë në të shkuarën, por që ka edhe eksperiencën e duhur për të çuar para projektet e reja që po zbatohen në bashkinë tonë. Ka ardhur koha që qeveria ta ketë bashkinë Lushnje në krye të punëve të veta. Është koha e duhur për t’i dhënë kësaj bashkie një vajzë, eksperte të qeverisjes vendore.” u shpreh Balla.

Të fundit

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Elvis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme…

Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas lajmit të publikuar nga mediat australiane se ai dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer...

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!

Miley Cyrus gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show” foli për frikën shëndetësore me të cilën u përball gjatë bashkëprezantimit të...

Lajme të tjera

Web TV