OKB: Koreja e Veriut po kërkon të prodhojë materiale për armë bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut po vazhdon të zhvillojë programin bërthamor dhe të raketave balistike, përfshirë edhe aftësitë për të prodhuar materialet e para bërthamore, në shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit, thanë ekspertët e Kombeve të Bashkuara në një raport të ri.

Paneli i ekspertëve, në një raport, të cilin e ka parë Associated Press, thanë se ka një “përshpejtim të dukshëm” të testimeve të kryera nga Pheniani dhe të demonstrimit të armëve të reja me rreze të shkurtër veprimi dhe me rreze të mesme veprimi gjatë testimeve të bëra përgjatë janarit.

“Teknologjitë e reja të testuara përfshijnë edhe një kokë të mundshme bërthamore hipersonike dhe një automjet të manovrueshëm”, tha paneli. Koreja e Veriut po ashtu ka demonstruar “aftësi për dislokim të shpejtë, lëvizshmëri të gjerë (përfshirë edhe në det) dhe elasticitet të përmirësuar të forcave të saj raketore”.

Ekspertët thanë se Koreja e Veriut “po vazhdon të kërkojë jashtë vendit materiale, teknologji dhe njohuri për këto programe, përfshirë edhe përmes mjeteve kibernetike dhe kërkimit të përbashkët shkencor”.

Një vit më parë, paneli kishte thënë se Koreja e Veriut kishte modernizuar armët bërthamore dhe raketat balistike duke mos respektuar sanksionet e OKB-së, duke përdorur sulme kibernetike për të ndihmuar financimin e programeve dhe duke vazhduar që të kërkojë materiale dhe teknologji jashtë shtetit për arsenalin e saj bërthamor, përfshirë edhe në Iran.

“Sulmet kibernetike, veçanërisht në asetet e kriptovalutave, vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i financimit” për qeverinë e Kim Jong Unit, thanë ekspertët që monitorojnë zbatimin e sanksioneve kundër Veriut.

Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka testuar një sërë sisteme të armëve dhe ka kërcënuar se do të heqë moratoriumin katërvjeçar dhe do të testojë armë më serioze. Në janar të këtij vitit, Koreja e Veriut ka lëshuar nëntë raketa dhe ka testuar edhe armë të tjera, përfshirë edhe raketa hipersonike dhe raketa që lëshohen nga nëndetëset.

Lexo edhe :  Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Këshilli i Sigurimit fillimisht kishte vendosur sanksione ndaj Koresë së Veriut më 2006 pas testimit të parë bërthamor dhe ndër vite, këto sanksione janë ashpërsuar, teksa ky shtet ka vazhduar të sofistikojë programin bërthamor dhe atë të raketave balistike.

OKB-ja në të kaluarën ka thënë se Koreja e Veriut arrin të shmangë sanksionet dhe të importojë në mënyrë të paligjshme naftë të rafinuar, të ketë qasje në kanalet bankare ndërkombëtare dhe të kryejë “veprimtari dashakeqe kibernetike”./REL

Të fundit

Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

Viti 1929 shënoi një nga periudhat më të përgjakshme në historinë e Mandatit Britanik të Palestinës. Në një klimë...

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht nga të gjitha veçoritë e...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Lajme të tjera

Web TV