Sormani: Portieri i Bylisit shënon më shumë se sulmuesit e Partizanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Partizanit Adolfo Sormani ka dal sot në konferencë për mediat, një ditë para takimit me skuadrën e Laçit për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Ky takim është shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet, pasi kanë një diferencë prej vetëm dy pikësh dhe rezultati do ndikonte direkt mbi ta.

Kryeqytetasit renditen momentalisht të tretët, ndërsa laçianët ndodhen në vend të katërt të Superligës.

Gjatë konferencës së sotme, Sormani është gjendur përballë fjalisë se portieri i Bylisit Isli Hidi shënon më shumë se lojtarët e “Demave” dhe ai e ka pranuar këtë gjë.

Gazetari: Portieri i Bylisit, Isli Hidi ka shënuar më shumë se sulmuesit e Partizanit…

Adolfo Sormani: (Qesh) është e vërtetë. Këtë po thoja. Unë mund të them që vazhdoj të punoj, çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar akoma më shumë. Mjafton që të vini në seancat stërvitore dhe të shikoni. Iu siguroj që punohet shumë. Nëse dikush e sheh në aspektin negativ këtë situatë, do të ndryshoj mendim në kalimin e ditëve. Punojmë fortë që të arrijmë diçka të tillë./Fjala.al/

Të fundit

Mjaftuan pak minuta shi dhe rrugët e Vlorës u përmbytën

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë për pak minuta kanë bërë që rrugët e qytetit të...

Kodi i ri/ Juristët: Skandaloz, mund të jetë marrë nga vende si Turqia, ose Rusia!

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara...

21 janari ishte krim shtetëror! 4 vrasjet me dashje, jo nga plumbat ‘qorr’

JAKIN MARENA - Nuk jemi tamam të qartë se çfarë e detyroi ish kryeministrin demokrat Sali Berisha që më në fund ta pranojë publikisht...

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare, Presidenti i parë postkomunist

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në...

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje!

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në Greqi. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV