Kreu i aleancës, Stoltenberg: NATO hyn në Ballkan, nuk lejojmë konflikt në rajon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Dyert e NATO-s janë gjithmonë të hapura për anëtarë të rinj që përmbushin standardet e saj”, deklaroi kreu i aleancës, Jens Stoltenberg, i cili i mëshoi idesë se për këtë çështje, duhet respektuar deri në fund vendimi i lirë i shteteve.

 

“NATO nuk ka detyruar asnjëherë, asnjë vend që t`i bashkohet radhëve të saj. Ne respektojmë plotësisht lirinë e vendimit. Respektojmë vendet kur vendosin të bëhen pjesë e aleancës, siç ndodhi me Poloninë apo disa kombe të tjera pas Luftës së Ftohtë, dhe respektojmë në të njëjtën masë, edhe ata që zgjedhin të mos na bashkohen”, është shprehur ai, duke kujtuar veç të tjerash Serbinë.

“Është vendim i pavarur i Serbisë që të mos hyjën në aleancë, NATO-ja nuk e diskuton, ashtu siç nuk diskuton as zgjedhjen e  Suedisë dhe Finlandës që janë partnerë tanë të ngushtë, e kanë preferuar të mos anëtarësohen.

Nuk duam të futemi në sferën e ndikimit kur fuqitë e mëdha vendosin për fqinjët e tyre të vegjël. Çdo vend në Evropë ka të drejtë të vendosë për rrugën që do të zgjedhë”, ka thënë ai.

Duke folur për praninë e Aleancës në Ballkan, Stoltenberg tha se NATO ka zyra në Sarajevë, ka trupat e KFOR-it në Kosovë dhe zyrën në Beograd, ndërsa rikujtoi se asaj i janë bashkuar Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e ritheksoi rolin e kësaj aleance në Ballkanin Perëndimore në parandalimin e konflikteve të reja./ Gazeta Tema

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV