KQZ e la jashtë koalicionit, ‘Shtëpia e Lirisë’ dërgon kandidatët e Berishës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

LSI-PDK kanë dërguar për të regjistruar në KQZ kandidatët e Sali Berishës të dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit. Nën emrin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” LSI dhe PDK kanë këkruar nga KQZ regjistrimin si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Bardh Spahinë për Bashkinë Shkodër, Elton Banon për Bashkinë Lushnje dhe Ardian Muka për Bashkinë Durrës.

Emrat në KQZ janë dërguar nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari si partia udhëheqëse e koalicionit. Pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” është LSI dhe PDK, ndërsa Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës u la jashtë nga KQZ pasi nuk është i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe logo e simboli me të cilët përfaqësohet i përkasin Partisë Demokratike, që ka kryetar Lulzim Bashën.

Të fundit

Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve, tre persona humbin jetën pasi hëngrën tortë

Tre gra kanë ndërruar jetë në qytetin brazilian të Torres, pasi konsumuan tortën në një tryezë Krishtlindjesh. Tatiana Denize Silva...

Media britanike/ Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Plazhe me rërë të bardhë, ujëra bruz dhe temperatura tropikale - nuk është çudi që Maldivet janë një nga destinacionet më të dëshirueshme të...

Sa kushtojnë udhëtimet e dhjetorit?/ Ku kanë zgjedhur shqiptarët t’i kremtojnë festat

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Vranësira dhe temperatura të ulëta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore...

Lajme të tjera

Web TV