Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata: Dëmi që Duka i ka bërë futbollit shqiptar në këto 20 vite është i parikuperueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata, hedh akuza të forta në drejtim të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Shkodrës legjenda e futbollit shqiptar shprehet se dëmi që i është bërë futbollit në këto 20 vite është i parikuperueshëm, pasi Shqipëria ka dalë si vendi me skuadrat më trukuese në historinë e futbollit botëror.

Pjesë nga intervista e dhënë për mediat lokale:

– Si e shihni garën dhe a mund të largohet Armando Duka pas shumë e shumë e vitesh në krye të FSHF?

Rudi Vata: Unë e shoh futbollin si sport. Futbolli është një profesion ku suksesi arrihet përmes mundit, sakrificave, asaj që bën në fushën e stërvitjes, dedikimit dhe gjithë energjive që harxhon. Në përgjithësi futbolli shikohet si lojë bixhozi dhe në përgjithësi njerëzit që kanë investuar te futbolli në Shqipëri nuk kanë pasur lidhje me futbollin dhe sigurisht janë njerëz që kanë kontribuar për të ndërtuar një futboll që për mendimin tim dhe tuajin, jam i sigurt që ju e njihni më mirë fenomenin, futbolli shqiptar është një futboll që është trukuar historikisht. Ne kemi dalë si vendi me skuadrën më trukuese në historinë e futbollit botëror. Ekipi ynë kampion, më i miri i dekadës së fundit, është dënuar me 10 vite mospjesëmarrje në kupat e Europës. Sigurisht ka marrë dhe një gjobë të majme. Ky futboll, që ata kanë treguar që kanë arritur një farë suksesi në arritjet e klubit shqiptar në grupet kualifikuese, mendoj që është pjesë e një strukture të gabuar dhe mendoj që ky lloj futbolli nuk duhet të ekzistojë më për vetë faktin se rinia brezat e rinj që po rriten nëse rriten me mendimin që një ndeshje futbolli është më e lehtë për tu manipuluar dhe sesa për tu fituar; me anë të mënyrës së trukimit, sesa me u stërvit, mendoj që ky nuk quhet sport.

Lexo edhe :  Telefonata që trazoi ujërat te Bayern: "Ku jemi me merkaton? Largohu nga SHBA!"

– Çmendim keni për FSHF?

Rudi Vata: Mendoj që janë të gjithë produkt i sistemit shqiptar. Sistemi shqiptar ka treguar që nuk është i drejtë dhe i ndershëm. Nuk është sistem i njerëzve që kanë programe dhe strategji të qarta. Është një sistem ku trukimi është pjesë normale dhe gara sigurisht ka për të qenë kush do të jetë ai që do të mundohet për t’ia hedhur atij tjetrit dhe të dalë fitues nëpërmjet manipulimit, trukimit dhe mundësisë edhe nëpërmjet politikës për të qenë në krye të një institucioni i cili ka nevojë për njerëzit që vërtet e njohin, e kuptojnë, e vlerësojnë dhe sakrifikojnë për futbollin.

Të fundit

Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Ilir Yzeiri Të gjithë studiuesit që merren me natyrën e konflikteve dhe origjinën e luftërave, e kanë të vështirë të...

Masakra e Iasit: një nga krimet më të mëdha kundër hebrenjve në Evropën Lindore

26 qershor 1941 Më 26 qershor 1941, në qytetin Iasi të Rumanisë, autoritetet rumune, të mbështetura nga ushtria dhe policia, nisën një nga reprezaliet më...

Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar...

Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Bëhet me dije se turisti ka humbur...

A është Sali Berisha spiun profesionist?

Nga Spartak Baho* Ka kohë që vendi po zien nga debati për dosjet e ish-Sigurimit tështetit, teksa përflitet se ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenënjëndërbashkëpunëtorët e...

Lajme të tjera

Web TV