“As kur kam bërë fushatë për Berishën, s’kam marrë kaq mallkime”/ Ermal Mamaqi reagon pas “përjashtimit” nga Big Brother

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ftuar mbrëmjen e kaluar në shtëpine e BBV ishin mjaft miq të banorëve, duke kaluar momente të bukura së bashku dhe duke bërë humor.

Me tyre ka qene edhe aktori Ermal Mamaqi por u largua para kohe pas vendimit që mori dje ‘Vëllai i Madh’.

Për largimin nga shtëpia ai ka reaguar ditën e sotme.

Ermali dha informacionin nga jashtë se Bora Zemini do të ishte aktore në sezonin e ri të serialit të tij ‘Hot’, deklaratë që ngjalli edhe reagimin e Donaldit. Pas kësaj produksioni e largoi nga shtëpia Ermalin.

Ermali tregon sot se telefoni i tij është mbushur me mesazhe të pafundme që vetëm e mallkojë dhe e akuzojnë se e kë bërë të ndihet keq edhe Beatrixin duke përmendur Borën.

Mamaqi sqaron se kur vet Donaldi e kaloi me të qeshur këtë situatë, të tjetër nuk kanë përse të mërziten. Ai nuk nguroi të shprehet hapur në video-mesazhin e tij edhe mbështetjen për Ilir Shaqirin, për të cilin shprehet se do të donte shumë që ai të merrte çmimin e madh të ‘Big Brother VIP’. Ai tregoi gjithashtu se Iliri do të jetë pjesë e sezonit të ri të serialit të tij ‘Hot’.

“Besoj që jam i ftuari i parë që përjashtohem nga Big Brother. Nuk i kuptoj këta fansat e Beatrixës dhe Donaldit. Kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini këta u mërzitën sepse unë gjatë një bisede ku ishte Arjola, Donaldi e të tjerë, thashë të vërtetën, që do bëjmë sezonin e dytë të H.O.T dhe do kemi Bora Zemanin aktore. Donaldi e dëgjoi dhe pyeti për personazhin.

‘Ç’punë ke ti? Pse të djeg miza ty?-i thashë unë dhe qeshëm. Pastaj thashë që po mendojmë të marrim dhe Ilirin të jetë çift me Borën. Qeshëm, përmendëm dhe Beatrixën. Unë s’e kuptoj pse u mërzitët ju se Donaldi u shkri t’u qesh. Nëse Donaldi qesh dhe Beatrix është e lumtur. Meqë ra fjala Beatixën e dua shumë”, shprehet Ermali.

Të fundit

Ahmet Kalaja nën akuzë për pengim të drejtësisë: Rrezikon 3 vite heqje lirie

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmed Kalaja, i cili akuzohet për veprën...

Franca fiton finalen e vogël të Nations League, Gjermania nuk ka mbrojtje

Gjermania dhe Franca u përballën në finalen e "vogël" për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, në sfidën e luajtur në "MHPArena", Stuttgart....

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet në Bizë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në rajonin stërvitor të Bizës, me rastin e përmbylljes së stërvitjes shumëkombëshe “Defender 2025”. Ministri Vengu u...

Britania ka përshkallëzuar garën bërthamore globale – dhe po na afron me armagedonin

Simon Tisdall Planet e qeverisë së Keir Starmer për të modernizuar dhe ndoshta zgjeruar arsenalin bërthamor të Britanisë, të zbuluara në rishikimin strategjik të mbrojtjes...

PD: Qeveria të shpallë zgjedhjet në bashkinë Tiranë!

Partia Demokratike kërkon nga organet e drejtësisë që të nisin hetimet për kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani pas investigimit mediatik që...

Lajme të tjera

Web TV