Kaos dhe frikë në festën e Justin Biber, plagosen me armë 3 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona u qëlluan me armë jashtë festës së Justin Bieber në restorantin “The Nice Guy” në Los Anxhelos të premten mbrëma.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se fillimisht ka lindur një sherr mes disa personave dhe më pas degjeneroi deri në përdorimin e armës.

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey, u fotografuan duke bërë një dalje të nxituar nga restoranti.

Këngëtari po organizonte një festë të mbushur me të famshëm pas performancës së tij të ‘Super Bowl’ së bashku me Drake.

Reperët Kodak Black, Lil Baby dhe Gunna po largoheshin nga festa rreth orës 2:45 të mëngjesit kur shpërtheu një sherr me miqtë e reperëve që ishin në një makinë sportive Ferrari të kuqe.

Një burrë i paidentifikuar filloi të përleshej me dy burra, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, njerëzit filluan të vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre pasi shpërthyen të shtënat.

Si pasojë e kësaj zënke janë plagosur tre burra të moshës 19, 24 dhe 60 vjeç.

Nga vendi i ngjarjes janë transportuar në spital 19-vjeçari dhe 60-vjeçari. 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është dërguar në spital.

Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por raportohet se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe ndodhen në një gjendje të qëndrueshme.

 

Të fundit

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar...

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

Puna për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, që digjet prej tre ditësh, nuk ka qenë aspak e lehtë për tre zjarrfikës të...

Kryeministri Rama: Do bëj masakër po ndërtuat pa leje! Deputët kanë favorizuar…

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen me të gjithë deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkive se do të ketë zero tolerancë për ndërtimet...

Ndërtimet pa leje/ Rama paralajmëron inspektorët: Do mbajnë përgjegjësi penale

Kryeministri Edi Rama nga takimi me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, tha...

Rama nuk ndalet: Masa drastike edhe për kantieret e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar konfiskimin e të gjitha ndërtimeve dhe ngrehinave të braktisur që nga viti ’90. Në takimin me deputetët ekzistues dhe...

Lajme të tjera

Web TV