I kishte rënë fustani i preferuar te kati i 9-të i ballkonit të komshies, nëna përdor fëmijën për ta kapur (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Delhi të Indisë kalimtarët kanë bërë një video të pazakontë ku shihet një nënë e cila me ndihmën e një cope sari të fustanit përdor dhe rrezikon jetën e fëmijës së saj nga kati i 10-të i ndërtesës në ballkonin e katit të 9-të fqinjes pasi i kishte rënë veshja e saj e preferuar. Videoja ka bërë xhiro në rrjet, ndërsa shumë nëna dhe gra në komente kryqëzojnë nënën indiane për pakujdesinë që tregon ndaj fëmijës së saj.

Videoja është filmuar në zonën Faridabad në Delhi të Indisë. Siç shihet edhe në videon më poshtë, gruaja tenton të marrë veshjen e saj të preferuar me ndihmën e djalit të cilin e përdor si litar duke e varur nga kati i 10-të në katin e 9-të.

Veprimi i nënës u cilësua nga komentuesit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale si i rrezikshëm dhe që mund të përfundonte në fatalitet. Videoja u shpërnda fillimisht në Twitter nga një oficer i Shërbimit Policor Indian, Dipanshu Kabra. Ndërkohë policia nuk ka reaguar për të arrestuar ose proceduar penalisht nënën e cila për pak sa nuk rrezikoi jetën e fëmijës së saj në katin e 10-të të ndërtesë.

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV