Urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Robinhos, akuzohet për përdhunim të një shqiptareje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dënuar me 9 vite burg për përdhunim në grup, ndaj Robinho zyra e prokurorit të Milanos ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij të martën. Magjistratët italianë kanë kërkuar edhe ekstradimin e ish-sulmuesit, tashmë 38-vjeçar.

Kjo kërkesë nuk ka gjasa të ketë sukses, pasi kushtetuta e Brazilit ndalon ekstradimin e shtetasve të saj. Urdhër-arresti ndërkombëtar, megjithatë, paraqet një rrezik për Robinhon, sepse ai, në rast të një udhëtimi jashtë vendit, mund të arrestohet në një vend që ka marrëveshje me Italinë që parashikojnë ekstradim.

“Për ne nuk ka rëndësi, nëse ai e vuan dënimin në Itali, apo Brazil. E rëndësishme është që ai ta kryejë atë, veçanërisht duke pasur parasysh shkeljen e kryer dhe për të mbrojtur gratë”,- tha Jacopo Gnocchi, avokati i viktimës. Faktet datojnë që nga janari 2013, kur futbollisti i kombëtares së Brazilit (100 ndeshje) luante me Milan.

Robinho dhe pesë miqtë e tij akuzohen se e kanë bërë një shqiptare 22-vjeçare të pijë “deri në atë pikë sa e ka lënë të pavetëdijshme dhe të paaftë për të rezistuar”. Atëherë ata kanë pasur “marrëdhënie seksuale të shumëfishta dhe të njëpasnjëshme” me të. Futbollistit brazilian ishte arrestuar edhe në Angli në vitin 2009 me dyshimin se kishte përdhunuar një grua në një klub nate në Leeds.

Gjykata italiane e Kasacionit në janar konfirmoi dënimin me 9 vite burg për Robinhon me akuzën për përdhunim në grup të një të reje me origjinë shqiptare.

Të fundit

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Lajme të tjera

Web TV