Pse hunda e njeriut ka dy vrima?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hunda e njeriut ka dy hojëza dhe deri më tani s’kishte dyshime për këtë por ka një pyetje që, mbase, nuk ia keni bërë kurrë vetes: nëse më pas ato konvergojnë atëherë pse nevojiten dy vrima hunde?  Sepse, në realitet, ne i përdorim ato një nga një, duke i ndërruar e alternuar ato në mënyrë të pavullnetshme në intervale prej disa orësh. Dhe është pikërisht ky mekanizëm që na lejon, teorikisht, të dallojmë aromat në një mënyrë shumë të rafinuar.

Shkenca ka kohë që ka arritur në këtë përfundim, i cili nuk merret aspak si i mirëqenë dhe ndër të parët janë disa studiues nga Universiteti Stanford, të cilët publikuan rezultatet e studimit të tyre në revistën shkencore Nature. Eksperimenti i Grupit Kërkimor të nuhatjes konsistonte në bërjen e vullnetarëve që të nuhasnin nga dy vrimat e hundës në mënyrë alternative një përzierje pjesësh të barabarta të dy përbërjeve, një (L-carvone) që i ngjante mentes piperita dhe përthithet shpejt nga mukoza e hundës dhe tjetra (oktani) që i ngjan anise dhe përthithej ngadalë.

Meqenëse erërat duhet të kalojnë përmes mukozës së hundës dhe të arrijnë te receptorët e nuhatjes, ajo e përbërjes me përthithje të ulët, për t’u perceptuar, duhej të hynte në vrimën e hundës, e cila në atë kohë ishte me fluks të ulët ajri dhe, anasjelltas, ai i përbërjes me përthithje të lartë duhej të hynte në atë me prurje të lartë.

Rezultati ishte se subjektet, kur përdornin vrimën e hundës në atë kohë me rrjedhje të lartë, gjykuan se përbërësi me përthithje të lartë (L-carvone) mbizotëronte në përzierje dhe anasjelltas. Me pak fjalë, të kesh dy vrima të hundës lejon trurin tonë të bëjë dy harta të ndryshme shqisore të aromave që na rrethojnë. Dhe e bukura është se ato mund të rafinohen me stërvitje, siç e dinë mirë ata që përdorin hundën për punë, si krijuesit e aromave dhe somelierët dhe jo vetëm.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV