Takimi me Ramën/ Blinken: Mirënjohës për punën që po bëjmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Departamentit të Shtetit Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit. Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka falënderuar Shqipërinë për pritjen e rreth 2 mijë afganëve të cilët u evakuuan nga SHBA gjatë tërheqjes nga Afganistani.

Blinken: “Kam kënaqësinë t’ju mirëpres në Departamentin e Shtetit zoti Rama. Duke na dhënë mundësinë që të flasim për punën që SHBA dhe Shqipëria po bëjnë së bashku në disa drejtime. Ne do ulemi pranë njëri tjetrit në Kombet e Bashkuara. Ne jemi mirënjohës për punën që po bëjmë atje, së bashku. Por ajo që dua t’ju them është se ne fillim të verës, ju ishit i pari që pranuat refugjatët afgan të evakuuar. Ajo që ke bërë është një nderim i madh, tregon bujarinë e Shqipërisë. Që ka hapur dyert për rreth dy mijë afganë. Jam mirënjohës për këtë por edhe për punën që po bëjmë për lidhjet e ngushta përmes NATO-s, Edhe në OKB ku kemi shumë çështje sfiduese.”

Rama: Është një nder të jem këtu edhe kënaqësi që u shohim në fillim të vitit që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve tona. E vlerësojmë si më të shtrenjtën këtë miqësi dhe jemi krenar që e jemi aleatët tuaj. Do bëjmë çmos për të ruajtur këtë miqësi të veçantë.

Rama ndodhet në New York për një vizitë zyrtar 4 ditore. Më herët Kryeministri Edi Rama deklaroi, në pritjen e organizuar për nisjen e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se “kjo është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspiratat tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë”.

Lexo edhe :  Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë, Spiropali: Mesazh i fuqishëm

Me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në SHBA u organizua një pritje ku merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid, ministrja për Europën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe personalitete të tjerë të rëndësishëm.

Kryeministri theksoi se “vetëm një imagjinatë pa fre do kishte guximin ta ëndërronte diçka të tillë veç tri dekada më parë”.

“Madje dyshoj se edhe imagjinata më e shfrenuar nuk do kishte qenë dot aq e shfrenuar sa ta ëndërronte këtë tri dekada më parë. Asokohe, Shqipëria ishte një bunker në terr. Për thuajse gjysmë shekulli, ajo u zvarrit nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në Europë, që e bëri vendin tonë, më duhet ta them, Korenë e Veriut të Europës”, tha ai.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV