“NATO bombardoi Beogradin”, Putin “përplaset” në Moskë me kancelarin gjerman, ja si iu kundërpërgjigj Scholz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u përplas me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë konferencës për shtyp, pas katër orësh bisedimesh kokë më kokë, që zhvilluan dje në Moskë.

Pas bisedimeve të gjata për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Presidenti Putin tha se “Siguria afatgjate në Evropë mund të arrihet vetëm me Rusinë”.

“Për brezin tim, lufta në Evropë është bërë e paimagjinueshme. Ne duhet të sigurojmë që ajo të mbetet e tillë”, iu kthye Scholz, duke shtuar se “Është përgjegjësia jonë si udhëheqës shtetërorë dhe qeveritarë të parandalojmë përshkallëzimin ushtarak në Evropë.”

 

 

Scholz, i cili u kritikua brenda dhe jashtë vendit për sinjale të përziera mbi Ukrainën dhe për të mos folurit kundër Rusisë, tha gjithashtu se derisa NATO dhe Bashkimi Evropian nuk ishin dakord me kërkesat e Rusisë, kishte disa pika që ia vlen të diskutohen.

Kancelari nuk tha se do të përfundonte gazsjellësin Nord Stream 2 në rast të një pushtimi, duke thënë thjesht se do të kishte pasoja.

Megjithatë, në konferencën për shtyp, Scholz shprehu shqetësime rreth çështjeve të të drejtave civile, duke përfshirë mbylljen e grupit të të drejtave të njeriut, Memorial, në dhjetor.

Në konferencën për shtyp, ata u grindën edhe për NATO-n. Putin kritikoi NATO-n, duke thënë se ajo kishte nisur një luftë në Evropë duke bombarduar ish-Jugosllavinë në vitin 1999.

“NATO nuk është Aleancë paqësore e mbrojtjes”, tha Putin. Ai shtoi se në Serbi, NATO bombardoi Beogradin pa mandat nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Scholz u kundërpërgjigj, duke thënë se kjo ishte bërë për të parandaluar gjenocidin, një referencë për persekutimin e shqiptarëve etnikë në Kosovë.

Lexo edhe :  Shpërthen në flakë treni që transportonte karburant, 29 ekipe zjarrfikëse në terren

Putin iu kundërpërgjigj se Rusia e konsideron trajtimin e rusëve etnikë në rajonin e Donbass në Ukrainën lindore si gjenocid.

Të fundit

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, vihen në pranga katër persona në Tiranë

Policia  e Tiranës ka vënë në pranga katër persona pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në...

Capital T dhe Adrola Dushi konfirmojnë zyrtarisht lidhjen

Këngëtari Capital T, ka konfirmuar zyrtarisht romancën e tij të shumë përfolur me modelen Adrola Dushi. Teka ka publikuar disa foto nga ditëlindja e tij...

Zelensky do të takohet me mbretin Charles, çfarë pritet të ndodhë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Mbretin Charles gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Zëdhënësi i Zelenksyt, Sergiy Nykyforov konfirmoi lajmin...

Rrugës për Greqi’, Rama fton shqiptarët nesër në Panairin e Punës në Athinë

Kryeministri Edi Rama me një tjetër postim në Facebook ka ftuar shqiptarët e Greqisë që nesër të marrin pjesë në panairin e punës që...

Mbyllen primaret në PD, pritet grumbullimi i gjithë kutive të Tiranës në seli

Procesi i votimit në primaret e Partisë Demokratike ka përfunduar në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë. Siç bën me dije gazetarja Danjela Maloku, në...

Lajme të tjera

Web TV