Gjykata e skuthave!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dritan Hila

Kush priste një vendim të kundërt nga ai i mbrëmshmi i Gjykatës Kushtetuese, duhet të ketë qenë naiv.

Që në fillim kjo trupë ka mbajtur një qëndrim prej skuthi. Është parë në rastet kur i është kërkuar mendim për zgjedhjet lokale apo dekretet presidenciale të cilat ia ka deleguar Komisionit të Venecias; pyetjet idiote dhe servile të anëtarëve të saj drejtuar presidentit të Republikës; afati jonormal që la për të marrë vendimin dhe së fundmi shpallja e vendimit, natën. Dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe. Anëtarët e kësaj gjykate janë reflektim i shoqërisë sonë të tranzicionit.

Vendimi i saj është përtej juridikes. Rishtas një trupë anonimësh zhyti shpresën e shqiptarëve që besonin se ajo që ndriçonte në fund të tunelit ishte dritë e diellit. Tani shqiptarëve nuk ju mbetet veçse të zbatojnë proverbin italian që thotë se: “Kur nuk shikon dritë në fund të tunelit, ulu dhe përpiqu të sajohesh aty ku je”. Dhe këtë shqiptarët kanë ditur ta bëjnë në 110 vjet shtet. Do vazhdojnë ta bëjnë.

Vendimi i Kushtetueses nuk kishte lidhje fare me jurisprudencën. Këtyre nuk iu kërkua as të dënonin me burg, e as të hapnin rrugë për ndjekje penale, por thjesht të largonin para tre muajve nga përfundimi i mandatit një njeri që atë karrige e përmori dhe pëgëri, akte që i panë të gjithë shqiptarët por vetëm anëtarët e kushtetueses nuk i panë.

Do të duhej të ishte një vendim që të tregonte se drejtësia vonon por nuk harron; se qoftë edhe tre muaj do të ishin të mjaftueshme për të treguar se kush ulet në karrigen e presidentit duhet të jetë i përgjegjshëm. Por ai vendim ishte rishtas një riciklim jo vetëm i Ilir Metës por i gjithë kësaj klase politike e cila ka dëshmuar se korbi korbit, nuk ia nxjerr sytë.

Lexo edhe :  Të lumtur që po gjejnë avokatë për humbjen

Publiku i cili është i zhgënjyer nga aftësia e politikës për t’u vetë pastruar, e kishte shpresën te drejtësia. Nuk ndodhi! Demoralizimi ka për të qenë më shumë sesa imagjinohet.

Shumëkush mund të thotë se kur flet drejtësia, të tjerët duhet të heshtin. Le të jemi të qartë që kjo vetëm drejtësi nuk është, dhe këta vetëm gjykatës nuk janë.

Pastaj se çfarë thonë këta gjykatës në atë vendim, do ta kishte zili çdo opinionist që paguhet nga arka e LSI-së./dritare.net

Të fundit

Aktorja Demi Moore zbulon rolin që e tmerronte në fillimet e karrierës

Demi Moore, një nga emrat më të njohur të Hollywood-it, ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze gjatë karrierës së...

Shqiptari vret shqiptarin në Gjermani, e pranon gjatë seancës: Po, kam qëlluar

Autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari në qendër të qytetit Rüsselsheim ka dalë para Gjykatës Rajonale të Darmstadt ku ka dhënë versionin...

Arabia Saudite dhe Katari, gati të shlyejnë e borxhin e Sirisë

Arabia Saudite dhe Katari janë zotuar të shlyejnë borxhin e Sirisë ndaj Bankës Botërore, duke hequr një pengesë për udhëheqjen e re të vendit...

Rama nuk thotë asnjë fjalë për 6 mln euro lobim: Rama ka frikë se morëm avokatin e Trump

Pas publikimit të kontratës së lobimit të PD në SHBA, Sali Berisha nuk tha asnjë fjalë për 6 milionë dollarë që do t'i paguhen...

Ministri Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve

Blendi Gonxhja ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN planin e qeverisë për legalizimet. Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit...

Lajme të tjera

Web TV