More goditje dhe dole zbuluar’, Rama replikon me qytetarin për shkarkimin e Metës: Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjete sociale me komentuesin në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Qytetari i thotë Ramës se nuk i ka vlerë fjala me goditjen që mori nga Gjykata Kushtetuese ndërsa shton se kryeministri s’e ka problem të dalë zbuluar.

Në përgjigje ndaj tij, kryeministri shprehet se nuk e kupton mirë se për çfarë dalje zbuluar e ka fjalën, duke i thënë se ‘Kushtetuesja’ doli kundër vendimit të qeverisë për të shkarkuar Presidentin. Sakaq, Rama thekson se Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria.

Bajram Saraçi: Me goditjet që more nga Gjykata Kushtetuese sot nuk të ka asnjë vlerë fjala. Dikur të mbuluam me vota , po me sa duket , nuk e ke problem të dalësh i zbuluar. Asnjëherë nuk më ke zhgënjyet si sot. Dikur për të votuar ty, më thyen krahun. Të trokitëm ndonjëherë në derë. Fiasko.

Edi Rama: Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur Bajram dhe nuk e kuptoj për çfarë dalje zbuluar e ke fjalën, sepse faktikisht Gjykata Kushtetuese doli kundër vendimit tonë! Ah, nëse t’i ke menduar se unë duhet të kontrolloj edhe Gjykaten Kushtetuese atëherë ky nuk është faji im, sepse detyra ime është komplet tjetër dhe për sa kohë e kemi zgjedhur këtë sistem, duhet të pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund të marrin vendime që nuk na pëlqejnë! Unë nuk dua t’i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk më takon, por që të më thuhet se një vendim gjykate që bie ndesh komplet me qëndrimin tim qenka zhgënjim prej meje, kjo është absurde fare.

Lexo edhe :  SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Kujtojmë se dy ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori një vendim, duke mos e shkarkuar Presidentin Meta. Ai do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese ka vendosur dje që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij, duke thënë se Presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV