‘Për fasadë jeni të parët’, Rama replika me komentuesen në Facebook: E mira s’ka fund, e keqja harrohet shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, sikurse edhe shumë herë të tjera, i është përgjigjur sot kritikave të komentuesve në Facebook. Njëra prej komentuesve e akuzon Rama se qeveria e tij bën vetëm fasadë dhe as një punë siç duhet, e madje i kërkon kryeministrit që të mos i përgjigjet me ironi.

“Për fasade të parët jeni se në realitet pak gjera ose aspak bëni mirë. Marr shkas nga gjithçka që po ndodh në Shqipëri. Më vjen keq por duhet tua them këtë që mendoj. Nëse e merr mundimin të më kundërshtosh të lutem lëre ironinë se e di që ju vjen shumë për shtat”, shkruan komentuesja.

Rama i numëron punët e bëra gjatë këtyre viteve të qeverisjes, duke përmendur rindërtimin e duke vazhduar me bujqësinë, teksa shkruan se eksportet bujqësore janë rritur dhe se po ashtu është dyfishuar edhe toka e punuar në fshat.

Rama përmend edhe zerimin e taksës dhe TVSH-s për biznesin e vogël, teksa shton se megjithatë ka ende punë për t’u bërë dhe se e mira nuk ka fund.

“Unë nuk bej ironi me askënd, po përdor ndonjëherë sarkazmën me ata që shajnë dhe akuzojnë pa lidhje, ndërkohë qe ju keni shprehur një opinion me të cilin nuk jam dakord, sepse për shembull mijëra shtëpitë ku po kthehen ata që u prekën nga tërmeti nuk janë fasade apo jo? 100 e ca shkollat e reja që janë ndërtuar e po ndërtohen për fëmijët që humbën shkollën nuk janë fasadë apo jo? Eksportet bujqësore 450 milionë krahasuar me 120 milionë para tetë vitesh apo dyfishimi i tokës së punuar në fshat nuk janë fasade apo jo? Zerimi i taksës dhe i TVSH për biznesin e vogël nuk është fasadë apo jo? Transformimet infrastrukturore nuk janë fasade apo jo? Spitalet e maternitetet e reja nuk janë fasadë apo jo? E të tjera me radhë që s’po i numëroj se shkojmë deri nesër! Po patjetër, ka ende shume për të bërë dhe e mira s’ka fund, ndërkohë që e keqja harrohet shpejt, prandaj edhe është i mirëkuptuar kushdo që thotë se ishim më mire kur ishim me keq”, përgjigjet Rama.

Lexo edhe :  Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Të fundit

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike,...

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin...

“Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në...

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij, po...

Lufta në Rripin e Gazës/ 96 deputetë britanikë kërkojnë evakuimin e fëmijëve të plagosur

Një grup ndërpartiak deputetësh britanikë I kanë shkruar qeverisë së kryeministrit Kier starmer, duke iu kërkuar që të sjellin pa vonesë në Britani fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV