Djali i Tahirit feston ditëlindjen e parë pa praninë e babait

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri feston ditën e sotme 11-vjetorin e lindjes.

Kjo është ditëlindja e parë që Drini e kalon pa praninë e të atit pasi ky i fundit u dënua nga gjykata me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

Gjatë kohës kur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte pranë familjes, në llogaritë e tij në rrjetet sociale nuk mungonin urimet për të birin. Në vitin 2019, Tahiri i uroi ditëlindjen e 8-të djalit të tij të parë, Drinit, nëpërmjet një shkrimi të gjatë ne Facebook.

Në postimin e bërë para tre vitesh, Ish-ministri shkruante këshillat e tij si baba për Drinin asokohe 8-vjeçar, duke i thënë se është gjithmonë pranë tij në sfidat me të cilat do ta përballte jeta.

“Leter për tim bir…

Tani shkove 8 Drin! Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, me pas fatura e punës sime.
Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë.
Dikur do e kuptosh edhe vete.
Por mjaftohu me shëmbullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani.
Gjëra me rëndesi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë.
Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne.
Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara.
Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua me ke aty.
Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra. Të tjerë kanë më shumë. Ka nga ata që tradhetojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerezit e vendin po e po.

Por mos u lesho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë.
Edhe ti ashtu bëhu. I vertete.
Ji vetevetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gje. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde.
Lufto! Lufto gjithomë! Me veten e me kedo tjeter. Por mos e tradhto shpirtin e gjithcka beson. Per këdo e asgjë.
Humbe garen “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë.
Dhe jep! Sakrifiko!
Në jetë çdogjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.
Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim.
Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë.
Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet.
Por ti do e fitosh Drin.
Mua më ke aty, përgjithmonë.
Edhe 100 ???“, shkruhet në postimin e 2019-tës.

Lexo edhe :  Përfundojnë punimet në tunelin qendror të Murrizit, hapet në mars të 2025

Por ajo që bie në sy është fakti se postimi ende merr komente nga ndjekësit e Tahirit në rrjetin social.

Komentuesit urojnë Drinin për ditëlindjen e tij tashmë të 11-të, duke risjellë në vëmendje fjalët që ish-ministri i shkroi para 3 vitesh dhe e inkurajojnë ta kalojë këtë moment.

Ish-ministri Tahiri është baba i dy fëmijëve. Bashkëshortja e tij, Fatlinda, solli në jetë një tjetër djalë 3 vite më parë. Çifti vendosi që të voglin ta pagëzonin me emrin e veçantë, Golik dhe bashkëshortja e Tahirit ndau edhe një foto krah dy djemve të saj ku shkrunate: “Mama krenare” .

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV