Tragjedia në Ostren/ Policia gjen një shishe me lëndë të dyshimtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshon pista e hetimit për shkaqet të çuan drejt vdekjes Rajmondën me dy fëmijët e saj, Rudinës, 22 vjeç dhe Fatjonit, 14 vjeç në Ostren të Bulqizës. Grupi hetimor ka gjetur një shishe 50 gramëshe brenda në shtëpi që mbante erë të rendë, të cilën ka kanë dërguar për ekzaminime laboratorike. Ndërkohë të afërmit e familjes pohojnë se shishja përmban pesticide, të cilat përdoren për patatet.

Ndërkohë dje Ostreni i Madh u dha lamtumirën Rajmondës me dy fëmijët e saj, Rudinës, 22 vjeç dhe Fatjonit, 14 vjeç! Askush nuk ka ditur të thotë asgjë, pasi asnjë ekspert ende nuk ka dalë në asnjë konkluzion ndërkohë mësohet se bëhet fjalë për një tragjedi të madhe në familjen e Ylber Tolës, burrit që kishte lënë familjen dhe kishte ikur në Greqi për të bërë të mundur sigurimin e ndonjë të ardhure më tepër. E ndërsa qindra burra, gra, të rinj e nxënës shkolle janë bashkuar në dhimbjen e tmerrshme të përcjelljes përgjithmonë të tre anëtarëve të familjes Tola, mjekë, hetues dhe ekspertë të hetimit po merren me shkaqet e kësaj ngjarjeje tejet të rëndë!

Ngjarja ka tronditur familjarë e të afërm, por edhe mbarë opinionin publik, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vërtetë i vdekjes së trefishtë. Ata janë gjetur të pajetë paraditen e djeshme, në banesën e tyre, ndërsa ka mundur të mbijetojë vetëm vajza e vogël e familjes, 16 vjeçe, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Familjarët mund të jenë helmuar nga rrjedhja e gazit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e helmimit nga ushqimi, pasi në banesë është gjetur një pjatë me supë, e cila është dërguar për ekspertizë.

Të fundit

Tërmeti ‘’shkundet’’ ishulli Zakynthos në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar...

Burg kush bën parkim dysh/ Eksperti zbulon nenin që çon qytetarët në qeli

Për ekspertin e Çështjeve Rrugore Arben Luzi, bllokimi i rrugës për çdo lloj arsye është vepër penale. I ftuar ditën e sotme në një emision...

Kina i shkon te bregu Tajvanit me tanke amfibe

Kina ka nisur stërvitje intensive me zjarr të vërtetë pranë brigjeve të Tajvanit, në një tjetër shfaqje force që rrit ndjeshëm tensionet në rajonin...

Mediat e Tel Avivit shkruajnë për kapiten Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

Mediat izraelite i kanë dedikuar një shkrim kapitenit Arben Anamali që humbi jetën në liqenin e Shkodrës teksa ndërhyu të shpëtonte dy turistë izraelitë...

VIDEO/ Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Agim Zeka ka firmosur në Spanjë. Ish-sulmuesi i Partizanit është futbollisti më i ri i Real Murcias. Zeka është grumbulluar edhe me Kombëtaren shqiptare,...

Lajme të tjera

Web TV