Lufta trondit edhe futbollin/ UEFA vë në diskutim zhvillimin e finales së Champions League në Shën Petërburg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë situatë kaotike sulmesh, presionesh dhe praglufte, UEFA ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit të saj të Komitetit Ekzekutiv ditën e premte.

Në njoftimin e saj të brendshëm qeveria europiane e futbollit ka bërë të ditur se do të zhvillohet menjëherë ky takim për shkak të përshtjellimit të situatës për të vlerësuar gjendjen dhe për të marrë vendimet e nevojshme për aktivitet që lidhen me të.

Një ndër temat kryesore pritet të jetë çështja e zhvillimit të finales së Champions League më 28 maj në Shën Petërburg në stadiumin GazProm Arena me një kapacitet prej 68 .000 vendesh. Kjo ndeshje e planifikuar të zhvillohej atje që në vitin e shkuar, së bashku me finalet e tjera të kompeticioneve europiane.

Në të njëjtën kohë federata polake e futbollit ka kontaktuar FIFA-n për të qartësuar në mënyrë urgjente pozitën e saj në lidhje me ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës, pasi atyre do t’i duhet të luajnë ndeshjen e tyre në Moskë muajin e ardhshëm.

Për arsye sigurie federata polake ka njoftuar se nuk mund të rrezikojë futbollistët e saj në këtë situatë që të udhëtojnë drejt Rusisë. Në bazë të shortit të hedhur për ndeshjet e play-off-it fituesi i çiftit Rusi-Poloni do të përballet me fituesin e çiftit Suedi-Republikë Çeke.

Të fundit

Popullsia e BE-së arrin rekord historik: mbi 450 mln njerëz

Emigracioni në Bashkimin Evropian e ka çuar popullsinë e bllokut në rekordin prej 450.4 milionë njerëz vitin e kaluar. Kështu...

Bill Gates ‘varfërohet’ me 51 miliardë dollarë pas një fjalie që tha!

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës së tij se do...

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinajn

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh ndërsa së bashku ndajnë...

Shkodër, gjendet i pajetë në makinë trupi i 50-vjeçarit

Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Historike! Macron pranon më në fund një shtet të ri

Franca shpalli të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në bazë të së cilës territori i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin...

Lajme të tjera

Web TV