Pushtimi i Rusisë në Ukrainë, Erdogan: NATO duhet të ndërmarrë hapa më të vendosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dalje të xhamisë në Stamboll, pas faljes së namazit të së premtes Presidenti Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me aktualitetin.

Lideri turk u ndal edhe në operacionin ushtarak që Rusia po kryen në Ukrainë.
Deri më sot Turqia ka qenë e shumë e hapur dhe e qartë për sa i përket qëndrimit të NATO-s,- u shpreh

Erdoan dhe shtoi: “Ky [samiti] nuk duhet të kthehet në një ‘kolorit’ i rëndomtë dënimi. NATO duhet të ndërmarrë një hap më të vendosur”.
Udhëheqësi turk vuri në dukje se, për fat të keq, Bashkimi Evropian dhe të gjithë ata që i përmbahen pikëpamjeve properëndimore nuk kanë treguar ende një qëndrim serioz dhe vendimtar për çështjen e Ukrainës.

“Gjithçka që ata bëjnë është të japin shumë këshilla për Ukrainën. Nuk ka ndonjë hap i veçantë që të jetë ndërmarrë. Këshillat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Hapat për këtë çështje do të diskutohen në samitin e sotëm të NATO-s”, tha lideri turk.
Lidhur me evakuimin e shtetasve turq nga Ukraina presidenti Erdoan tha se rruga ajrore nuk është e sigurt për momentin, kështu që është planifikuar që evakuimi të kryhet me transport tokësor.

“Të gjitha institucionet, qoftë Ambasada, qoftë konsullatat tona të përgjithshme janë të gatshme për të
ndërmarrë çdo masë”, tha Erdogan.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV