Çdo çift që dëshiron të martohet e imagjinon këtë ditë si më të bukurën e jetës së tyre. Megjithatë, ndonjëherë fati i sjell gjërat shumë më ndryshe seç i imagjinojmë. Një gjë e tillë i ka ndodhur një çifti në Ukrainë.
24-vjeçari Sviatoslav Fursin dhe partnerja e tij 21-vjeçare Yaryna Arieva, kishin planifikuar të martoheshin më 6 maj, mirëpo sulmi rus ndryshoi jetën e qindra mijëra njerëzve, duke përfshirë Yaryna dhe Sviatoslav. Kështu çifti vendosi të martohej dje në Manastirin e Shën Mëhillit në Kiev, ndërsa sirenat e luftës dëgjoheshin në sfond.
Ata vendosën të martohen për shkak se nuk ndiheshin të sigurt në lidhje me atë çfarë mund të ndodhte në të ardhmen e afërt.