Prezantimi i bujshëm i raketës bërthamore të Vladimir Putin gjatë fushatës elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fushatën e tij zgjedhore, presidenti i Rusisë prezanton armë të reja të shkatërrimit në masë: propagandë apo kërcënim real?
Në mes të fushatës elektorale, në funksion të zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit, Vladimir Putin zgjedh një temë të nxehtë për të tërhequr turma dhe votues: ai flet për armët e reja sekrete ruse. Këto përfshijnë një raketë të posaçme lundrimi që mbart një kokë bërthamore dhe shtyhet nga forca bërthamore.

Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, amerikanët studiuan gjithashtu një raketë me energji bërthamore, por kurrë nuk bënë asgjë me të: testimi i saj konsiderohej shumë i rrezikshëm, veçanërisht gjatë fazave delikate të nisjes dhe – në teste – të rihyrjes, kur ndonjë mosfunksionim mund të kishte rezultuar në një fatkeqësi bërthamore.

Në videot e shfaqura nga Putin gjatë prezantimit të tij (dhe për vërtetësinë e të cilave nuk ka mendime unike), raketa shkon rreth planetit, por nuk shkon në orbitë: fuqia e shtytjes bërthamore e lejon atë të udhëtojë nëpër ajër dhe të ndryshojë kursin. (Mos harroni se është një raketë, jo një aeroplan).

Me ironinë cinike që tashmë jemi mësuar, Putini shfaqi edhe një animacion ku raketa e re godet aksidentalisht vilën Mar-a-Lago (Palm Beach, Florida), rezidenca dimërore e presidentëve amerikanë.

https://www.youtube.com/watch?v=aPW9R4FONXE

Të fundit

Shpërthim i fortë në Manhattan, retë e zeza të tymit mbulojnë Nju Jorkun

Një shpërthim ka tronditur zonën e sipërme të East Side Manhattan, me re tymi të zi që janë ngritur...

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Një raport i Bankës Botërore rendit Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet që preken më shumë nga ndryshimet klimatike. Raporti identifikon 6 rreziqet me...

Rikonfirmimi i ‘non gratës’ së Berishës dhe pse të gjithë në PD bëjnë sikur s’e shohin

Nga Namir Lapardhaja  E gjithë retorika e ngritur e Berishës dhe e mbështetësve të tij në lidhje me ‘non gratën’ ka qenë dhe vijon të...

Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës, një festival me klasikët dhe modernët

Ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, ky është fokusi i Lin Festival i cili mbahet për të tretin...

“Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës para takimit Putin-Trump

Në një shtëpi të gjelbër me korniza druri, në një lagje të qetë të Alaskës, korrespondentja e Sky News, Martha Kelner, takoi Meg Leonard,...

Lajme të tjera

Web TV